Grevë, Skrapar - Gjenden 12 kilogram Marijuanë Në Kërkim Autori **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Grevë, Skrapar - Gjenden 12 kilogram Marijuanë Në Kërkim Autori

Fatjon Kaloci
4.12.15
Një 30 vjeçar është shpallur në kërkim pasi blutë e Skraparit pasi më herët në 1 dhjetor 2015 një sasi lënde narkotike u gjet në kontrollin e banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grevë, Skrapar ku pasditen e së martës 1 dhjetor 2015 rreth orës 15:00 nga një kontroll i ushtruar në banesën e një 30 vjeçari me inicialet A.H. banues në fshatin Grevë, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 12 kilogram e 315 gram lëndë narkotike e tipit Marijuanë. Sipas informacioneve zyrtare materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën e përfshirë në nenin 283 të Kodit Penal. Autori është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij, përfundon komunikimi zyrtar.
© Corovoda Online / Imazhi Arkiv