Kryeministri Rama: Edhe Çorovoda do të preket nga Rilindja Urbane. **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Kryeministri Rama: Edhe Çorovoda do të preket nga Rilindja Urbane.

Fatjon Kaloci
18.12.15
Pasditen e sotme e premte 18 dhjetor 2015 Kryeministri Rama nga qyteti i Beratit ka folur për projektet dhe investimet e bëra në qarkun e Beratit në një kohë të shkurtër 1 vjeçare. Nga ky qytet mes të pranishmëve, Rama tha edhe se:  “Rilindja Urbane do të shtrihet në gjithë qarkun deri në Çorovodë dhe do të përfshijë për herë të parë fermën”. Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Berati se programi i qeverisë së tij “Rilindja Urbane” ka nisur të japë efektet e tij në këtë qytet dhe në rang qarkut.
“Programi i Rilindjes Urbane, i treguar me gisht si një program për të harxhuar paratë publike pa efiçencë, na ka dhënë në Berat rezultate konkrete tek ekonomia vendore, tek sipërmarrja vendore dhe tek rritja e numrit të turistëve”, ka deklaruar Rama.
Por ne, ka vijuar ai, “nuk jemi të kënaqur pasi synojmë rritjen e nivelit ekonomik tek familjet e këtij qarku”.
Kryeministri ka nënvizuar se, programi i Rilindjes Urbane do të vazhdojë. “Ai do të shtrihet në gjithë qarkun deri në Çorovodë dhe do të përfshijë për herë të parë fermën”, ka bërë me dije shefi i qeverisë.
Ai u ka premtuar të pranishëmve se, vitin e ardhshëm do të bëjë për kullimin e ujërave më shumë se ç’është bërë për Beratin në 5 vjet. “Ne kemi realizuar 47 projekte për zemrën e qytetit në 1 vit të vetëm”, ka thënë Rama.
© Corovoda Online