Drejt Dodonës Pellazgjike dhe Orakullit të saj, një tjetër këndvështrim nga M.Zotaj **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Drejt Dodonës Pellazgjike dhe Orakullit të saj, një tjetër këndvështrim nga M.Zotaj

Fatjon Kaloci
30.1.16
Në Nëntor 2015 një video e ngarkuar në rrjetin youtube shfaqi pamje të një grup alpinistësh në Malin e Tomorrit. Videoja mban emrin "Mali Tomorr, Dodona pellazgjike" dhe nisur nga kjo Corovoda Online publikon në vijim këtë video. Bashkëngjitur kësaj në një këndvështrim tjetër nga autori Maksim Zotaj në një shkrim të 2011 kemi shkëputur materialin në vijim mbi misterin e Orakullit të Dodonës. Lexim të këndshëm dhe faleminderit që jeni në shtëpinë më të madhe elektronike të Skraparit.
VIDEO

Nga: Maksim Zotaj
Gjithnjë e më shumë po bëhet interesante dalja në sipërfaqe e një metodë krejt të re në interpretimin e historisë botërore në përgjithësi. Galopi teknologjisë së sotme, solli një ndryshim të madh në jetën e njeriut, i cili është pasqyruar në të gjitha fushat e dijes. Ky ndryshim cilësor, veçanërisht në fokusimin e problemeve që dikur trajtoheshin si gati misterioze, bëri të mundur kapërcimin e disa kontradiktave të vjetra që kanë të bëjnë me interpretimin e gjërave. Zbulimi dhe përdorimi i karbonit C-14, i cili afronte zgjidhjen, me një propabilitet (+)(-) 100-vjet, ishte një përmbysje e madhe në saktësimin e etapave kohore në fushën e historinë. Mbi të gjitha u krijua një mendim i ri i përgjithshëm, i një natyre krejt të re, për vlerat e trashëguara njerëzore. Kapërxehet koncepti provincial i shfaqur jo pak herë edhe nga historianë të kalibrit botëror. Mjaft është diskutuar rreth Herodotit i mbiquajtur edhe "Babai i Historisë", i cili gjithashtu për pasaktësitë trashanike që ka bërë e quajnë edhe "Babai i Gënjeshtrës". P.sh. E.Gibboni gjatë kohës që po përgatiste "Shkëlqimin dhe Rënien e Perandorisë Romake" ankohej se; "Paragjykimi, injoranca dhe budallallëku i shumë historianëve të lashtë" të cilët ishte i detyruar që ti përdorte si burim informacioni, "e bezdisnin pa masë". Le të theksojmë këtu edhe interpretimet e shumë studjuesve të sotëm për interesa thjesht shoviniste! Por, si një argument domethënës brënda oborrit të historisë sonë, është me vënd që të përmendim një prej iluministëve të mëdhenj Gjerman të shek. XVIII-të! Ishte viti 1774 kur në Leipzig Johan Tunman, botoi librin e tij "Kërkime në Historinë e Popujve të Evropës Lindore"! Në parathënien e këtij libri duke përmëndur direkt Shqiptarët ai theksonte se; "Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për Europianët e perëndimit përsa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa Shqiptarët."E megjithatë ata janë popuj kryesorë, të lashtë e të rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte ti njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Europës. Por"ata sot nuk luajnë më ndonjë rol të veçantë, ata janë, të nënshtruar, ata janë fatkeq dhe historiani shpesh është po aq i padrejtë sa dhe njeriu i zakonshëm; ai nuk i përfill ata që nuk i ka prirë fati". (Studime gjermane). bot. shqip. 1990. Këto dukuri negative të vëna në dukje nga sa a sa shkollarë, kanë krijuar kontradikta dhe të çara të mëdha mbi njohjen e trashëgiminë tonë. Ato kanë shërbyer si burim keqinterpretimi, dhe jo në pak raste i kanë çuar pasardhësit e genit njerëzor, në drejtimin e kundërt të asaj që ata duan të njohin. Sot në këtë aspekt po kristalizohen dy grupe të mëdha të cilat i interpretojnë të njëjtat fakte me koncepte diametralisht të kundërta. Grupi i parë është konservativ i mëshon metodologjisë klasike, injoron të rejat që zbulohen, ose bëhet thjesht pengesë burokratike. Ndërsa grupi i dytë, përbëhet nga njerëz pasionantë dhe jo ortodoksë. Shpesh ata qasen pa edukim formal në fushën ku ata militojnë, por që me metodat e tyre kërkimore kanë sjellur risi, veçanërisht në fushën e historisë botërore. Nuk mund ta lë rastin të kalojë pa përmendur Hajnrih Shlimanin i cili rizbuloi Trojën në kundërshtim të plotë me mendimin e akademikëve të cilët pretendonin se historia e Homerit, Iliada dhe Odisea, ishin prodhim folklorik dhe pa baza historike. Shlimani vetë konsiderohej aventurier, dhe në fakt ai ashtu ishte! Ai nuk kishte kurrfarë lidhje me punën e arkeologut. Por realiteti tregoi se bindjet e tij të patundura që do ta zbulonte Trojën sipas tregimit të Homerit i dhanë atij famën e përjetshme. Me shëmbullin e Shlimanit bota e sotme është e mbushur plot. Prej këtij këndvështrimi studimi i kësaj disipline ka fituar një linjë të re dhe interesante. Për këtë çështje pikërisht në aspektin e të kaluarës së Shqiptarëve në veçanti, po konfigurohen gjithashtu avantazhet e para! Humbjet nga e kaluara Më ndodh që në biseda të ndryshme njerëzit të më pyesin, se përse tani shqiptarët nuk janë më të famshmit e dikurshëm, dhe pse nuk kemi më influencë në ekonominë dhe politikën botërore? Së pari, dua t'ju a theksoj pyetësve të mi se kohët ndryshojnë. Kjo gjë në fakt ka lidhje me fenomenin njeri, por nuk varet nga vullneti i tij! E thënë ndryshe, në mënyrë të dukshme kjo çështje ka lidhje me vullnetin e zotit! Mendoj që edhe për fisin e parë dhe të bukur të shqiptarëve "Krijuesi" nuk ka bërë ndonjë lëshim të madh, qysh kur vendosi, që shqiptarët të jetojnë në tokë bashkë me të tjerët. Në Testamentin e Vjetër përmenden 12+1,fise (tribu) të ndryshme. Pra sado e ndritur që të ketë qënë e kaluara jonë, ne nuk kemi jetuar vetëm, në boshllëk, dhe pa konkurencën e fiseve apo grupeve të tjera. Kjo logjikë na bën të mendojmë se pavarësisht se ne jemi ndër grupimet e para për nga kontributi i rëndësishëm në stabilizimin e jetës në tokë, prap fati ynë ngjan njësoj si fati i çdo qënie tjetër njerëzore, por në kohë dhe vënde të ndryshme. Të moçmit tanë, i spjegonin këto fenomene thjesht me dy fjalë; "Rrota e Historisë"! Ajo siç dhe e dimë, nuk e ndal rrotullimin e saj asnjëherë! Ne shpesh do të shikojmë gjatë shkrimit se si të vjetrit, më së shumti kanë pasur të drejtë. Eshtë me vënd me këtë rast që të spjegojmë fillimisht me argumenta bazë si ndryshojnë gjërat në Univers, nën lëvizjen e pandërprerë të "Mullirit Kozmik". Filozofi Platon (429-347) gati 2500 vjet më parë i pëlqente të thoshte "Si posht edhe lart"! Me fjalë të tjera sjell vëmëndjen tek Mikro-Kozmosi dhe Makro-Kozmosi. Dy elementët kryesorë në spjegimin e Universit, Pra filozofia e tij ishte se fenomenet tokësore janë të lidhura ngushtë dhe në mënyrë të pazgjidhëshme me ato qiellore! Kështu që nga ky pikëvështrim, mund të themi se Dodona ka qënë qysh nga fillimi i procesit të civilizimit që njohim ne sot! Priftërinjtë e Dodonës siç do ta shikojmë me shëmbuj këtu më poshtë ishin vetë Zotat në tokë! Me një gjuhë simbolike, quheshin prej disa mijëra- vjetësh si "Perënditë e Olimpit"! Sa për kurreshtjen tuaj emrat e disa prej tyre në periudhën dymijëvjeçare të dominimit të Zeusit në Olimp ishin; Zeusi, Hera, Athinaja, Poseidoni, Hades, Demeter, Artemisi, Apollo, Hermesi, Hephaestusi dhe Aphrodita! Kur Robert Temple botoi herën e parë librin e tij të famshëm "The Sirius Mistery" në vitin 1976, me nëntitull "Evidencë e Re Shkencore mbi Kontaktin e Alienëve gati 5000 vjet të Shkuara" opinioni botëror u kap në befasi. Vetë R.Temple për punën e tij gjeniale në vënd që të shpërblehej, u persekutua për pesëmbëdhjetë vjet pandërprerë! Persekutorët e tij është interesante ta theksojmë këtu, nuk ishin njerëz të zakonshëm apo fanatikë injorantë. Ata ishin disa individë nga agjensitë dhe grupet sekrete më të fuqishme të botës... Dhe në këtë rast pyetja shtrohet! Po përse vallë"?! Të gjithë ne e pranojmë se gjërat lëvizin. Që ato ndryshojnë pambarimisht, shpesh dhe jashtë vullnetit tonë edhe këtë gjë ne e kuptojmë. Pamvarësisht prej besimit që ne i përkasim, një gjë pranohet unanimisht; Prezenca e ZOTIT! Ai është Një, dhe i vetëm! Astrologjia, në kohët antike konsiderohej mbretëresha e dijeve, sepse ajo të mësonte llogjikën se si lëvizin gjërat atje lart"! Nëqoftëse ne do të besojmë sinqerisht në shprehjen; "çdo gjë vendoset me vullnetin e Atij", le të vazhdojmë të besojmë si më parë! Prej këtij besimi, do të përfitojmë dy gjëra në praktikë. E para, do i kthejmë stërgjyshëve tanë të urtë një borxh të vonuar shumë gjatë; Respektin e domosdoshëm për çka ata kontribuan për ne, dhe atdheun! Dhe e dyta, sipas "Mullirit Kozmik", ne tani po dalim ose po lemë pas, "shekujt e gjatë të errësirrës së trashë shpirtërore, dhe injorancën tonë të rrezikshme"! A ishte gabim Sami Frashëri kur na mësonte: "Se drita e diturisë, përpara do të na shpjerë"? Unë jam i sigurtë, - se jo! Po ashtu vëllai tjetër Naimi, gërvishte të njëjtën plagë kur thoshte; "Hiqu, hiqu, errësirrë! Pa ja këtu, o dritë"! Siç shihet rilindasit tanë të mëdhenj e kishin kuptuar gjuhën e Zotit. Eshtë më se e qartë se këtu bëhet fjalë për triumfin e dritës kundra errësirrës në kuptimin simbolik. Prof. Harold Cooke në studimin e tij "Osiris, a Study in Myths, Misteries, and Religion", by Ares Publishing Inc. London, 1931. na kujton; "Konflikti midis të mirës dhe së keqes, është konflikt, fizik dhe shpirtëror"! Ndryshe ne mund ta kuptojmë këtë fenomen si lufta e, "të mirës kundra së keqes"! Por ne siç duket nuk i kuptuam ata krejtësisht, me vonesat dhe zig-zaket tona të turpshme. Eshtë fjala për fatin e Shqiptarit, por edhe për fatin e njeriut në përgjithësi si qënie tokësore. Në dymijë-vjeçarin që po lënë pas, ishin predikuar gjërat, pra ishin parathënë! Dhe ky predikim bëhej në përgjithësi me mekanizmin e njohur të Orakujve por edhe me forma të tjera akoma më praktike. Duke dalë prej influencës së shenjës së Dashit ne lamë pas edhe karakteristikat e tij gjithashtu! Le të kujtojmë këtu që nën këtë shenjë, njeriu vetë mori pjesë aktive dhe i ndërtoi perandoritë e mëdha. Pra ndryshe njeriu me sjelljen dhe mentalitetin e tij të asaj kohe rrezatoi tendencën ekspansioniste, dhe u krijuan nga ky shkak njëra pas tjetrës perandoritë e Ilirëve, Persëve, Maqedonasve, Romakëve, Bizantinëve, etj; Por duke hyrë nën influencën e Peshqve, po vetë njeriu u bë dëshmitar dhe varrmihës njëkohësisht në shkatërrimin e po këtyre perandorive, njëra pas tjetrës. Milena Gonzales-Wippler e diplomuar në Porto Riko dhe në "Universitin e Kolumbias" respektivisht në Psikologji dhe Antropologji e spjegon kështu fenomenin në librin e saj, "Formulat Magjike, dhe Ceremonitë" bot. i 1997; "Shenja e Ujorit e cila po na afrohet tani, personifikon miqësinë, shpresën dhe dëshirat"! "Ndërsa përpara saj Shenja e Peshqve ishte për dymijëvjeçarin që po lemë pas, fillimi i kristianizmit, dhe bota u zhyt gati në mënyrë absolute nën influencën e theologjisë Judeo-Kristiane". Karakteristikë e kësaj shenje ishte Jezu-Krishti, i cili, u ndalua, u burgos, u torturua dhe u kryqëzua nga armiqtë e tij të shpallur dhe të pashpallur"! Kjo gjë pra ishte parashikuar më parë nga Orakujt! Ishte parathënë lindja dhe kryqëzimi i tij! Ai kështu u bë symbol i sakrificës Kristjane. Eshtë interesante ta kujtojmë se në treqind vitet e para Kristjanizmi kishte si simbol të vetin dy Peshq, pra pikërisht shenjën e Oroskopit. Por në 325 A.D, në këshillin e Nikea-s u vendos unifikimi i kishës dhe "Jesu Krishti" u pranua të shpallej Zot! Ja se si na e përshkruan këtë moment të veçantë të historisë studjuesi Simon Cox, në librin e tij "Duke Zbërthyer Kodin e Leonardo Da Vinçit" bot. i vit. 2004, nga "Barnes and Noble": "Konstandini i Madh, ishte perandori Kristjan i cili megjithëse ende besonte në paganizëm u bë përgjegjës për ruajtjen e perandorisë nga shkatërrimi. Në vitin 325 A.D, ai organizoi të parin këshill të kishës Kristiane në Nikea, dhe e unifikoi atë. Aty u vendos formula i shenjtë e pagëzimit, "Në Emër të Atit, Birit, dhe Shpirtit të Shenjtë, Amin"! Më vonë kjo formulë u bë doktrina më e rëndësishme për besimin Kristian. Kostandini vetë kishte lindur në 274 A.D. aty ku është territori modern i Shqipërisë së sotme". Gjithnjë me gjuhën e Astrologjisë, nën shenjës e Peshqve, shoqëria njerëzore ishte parashikuar se do të zhytej në anarki, dhe luftëra mizore. Por pasoja më e rëndë do të ishte errësira shpirtërore. Ndryshimi i pozicionit të yjeve, sjell kështu në mënyrë të pakundërshtueshme, ndryshime fizike dhe psikollogjike në jetën e përditshme të njeriut. Ky është një cikël që përsëritet nga një shenjë e Oroskopit në tjetrën, në një periudhë mesatarisht dymijë-vjeçare. Nga të dymbëdhjetë shenjat që ka Oroskopi, përfitojmë një proçes lëvizjeje që zgjat afërsisht 25.975 vjet! Pra kemi me këtë rast, një rrotullim të plotë në 360Gradë të boshtit të tokës. P.sh; në 180Gradë shmangie, Poli i Veriut kalon në pozicionin jugor dhe Poli i Jugut kalon në opozitë. Ky konkluzion arrihet nga vëzhgimi i ngadaltë i shmangjes të tij. Kjo lloj lëvizje(shmangje) prej 1Gradë, e boshtit tokësor, merr pothuajse 72 e 3/4 vjet. Pikërisht kjo distancë e gjatë është e barabartë me jetën mesatare të njeriut në tokë. Astronomët e quajnë këtë fenomen, thjesht, një vit kozmik. Pra në një mesatare gati dymijë-vjeçare në tokë, ne përfitojmë vetëm një shmangje prej 30Gradë të boshtit tokësor. Le të theksojmë se njeriu i lashtë duhet të ketë qënë mjeshtër i këtyre kalkulimeve. Po mundohem që ti përmend kalimthi gjëra të tilla, sepse neve na duhet që të vimë në të njëjtin nivel të kuptuari me ata që ndërtuan Dodonën. Kjo llogjikë do të na ndihmojë në zbërthimi me lehtësi të rëndësinë së saj. Arësyeja e vërtetë se përse Shqiptarët janë një popull më shumë supersticioz sesa fetar, shfaqet pikërisht tek baza e këtyre njohurive të cilat ata duket se i kanë zotëruar mrekullisht dikur. Supersticioni është një besim, dhe nga më të vjetrit gjithashtu dhe dihet që ai i ka rrënjët drejpërdrejt të lidhura me fuqinë e Zotit. E thënë ndryshe, ata (Shqiptarët) me kujdes e zgjuarsi i shmangen shpesh fanatizmit të sotëm fetar, i cili shumë tragjedi të mëdha ka sjellur në jetën e njeriut. Kështu, duke i analizuar të gjithë elementët në kompleks ne mundemi ti shohim gjërat realisht. Dhe po realisht ne do të kemi shancin që ti përmirësojmë ato! Dy fjalë mbi gjenezën Historia e njeriut fillon në të njëjtën kohë me aktivitetin e trurit të tij. Kështu e kanë përcaktuar studjuesit historinë. Gjë kjo që konsiderohet të ketë filluar gati 50.000 vjet të shkuara. Në Fillim zbulimet më të rëndësishme u konsideruan; Muzika, Gramatika, Retorika, Drejtësia, Prudenca, Mathematika dhe Gjeometria, të cilat kanë qënë të lidhura siç thamë pak më sipër, me momentin e formimit të psikologjisë së njeriut të sotëm modern. Ato u quajtën në atë kohë "shtatë artet e lira" që u bënë themel e të gjitha njohurive për shoqërinë njerëzore. Po ta shikojmë me këtë prizëm etimologjinë e fjalës art, ajo siç e dimë ka kuptimin e përsosmërisë, pra Zotit! Përndryshe është elementi bazë, që e bën praninë e Atij, si diçka konkrete në mes njerëzve. Eshtë me vend që të theksojmë këtu se artistët janë misionarë, të cilët nuk bëjnë gjë tjetër, por me formën e artit që krijojnë, zbresin mesazhe në tokë të cilat influencojnë në mënyrë të pakundërshtueshme në jetën e përditshme të njerëzve. Le të tingëllojë kjo si kujtesë e shkurtër për disa shqiptarë të prapë! Artistët nuk janë kontigjent diskriminimi, dhe aq më keq për tu vrarë, ashtu siç bëhej gjatë rregjimit komunist. Ata janë pasuri kombëtare"! Duke vazhduar mbi origjinën, dhe mënyrën se si ka filluar civilizimi në tokë, pra periudha e parë e njeriut si qënie inteligjente, nga shkollarët e sotëm ka qasje të kujdesshme në deshifrimin e skripteve të vjetra. Krahas kësaj po i kushtohet gjithnjë e më shumë seriozitet, gjurmëve të shumta të lëna nga vizitorë, "Alien-ët" të ardhur nga distanca të largëta kozmike ku mendohet se jeta atje është më e avancuar se në planetin tonë. Shumë testamente, dhe mbishkrime brënda mureve të piramidave, janë zbërthyer nga përmbajtjet e tyre dhe na kujtojnë shpesh një gjë të tillë megjithatë! Me pak fjalë, shkollarët po deshifrojnë mendimin, komunikimin dhe vizionin e njeriut të parë, duke u munduar të hyjnë nën lëkurën e tij! Ata po përqëndrohen gjithashtu në rrjedhën apo edhe nënshtresat e civilizimeve të tëra që deri më sot, konsideroheshin krejtësisht të humbura. Nga këto llojpërpjekjesh po arrihen rezultate tepër të rëndësishme! Eshtë fjalë për piramidat e Egjyptit, Stonehence-t, Atlantët, Limurët, Olmikë-t, Ilirët, Sumerët, Babilonasit, Majat-ë, Actekë-t, Inkasit dhe plot enigma të së djeshmes, të cilat janë trajtuar si tabu apo mistere të padeshifrueshme, të zhdukura ose thjesht pjellë e mitheve dhe legjendave. Në këtë kontekst, është shumë me vend që ta theksojmë se historia e shqiptarëve zë një vënd me peshë të madhe në historinë e civilizimit botëror. Por në këtë shkrimin tim, unë do të fokusohem vetëm në një fakt, në misterin e Dodonës" Po ç'farë fshihet brënda guackës së këtij misteri"? Dhe a ja vlen, që ne të gërmojmë rreth kësaj çështjeje?! Ç'dimë për Dodonën? Në kuptimin e gjërë të fjalës kurgjë! Arësyet janë të ndryshme, por ato më të rëndësishmet janë historike. Në kujtesën e shqiptarëve Dodona ka ardhur e gjallë dhe e ruajtur vetëm nëpërmjet gojëdhënave, mitheve dhe legjendave. Në fakt, në këto mite e legjenda Dodona përmëndet shpesh si vënd i shenjtë. Intersante gjithashtu është se mali i Tomorrit thirret ende edhe sot; "Mali i Zotit"! Njerëzit e atyre anëve me respekt e quajnë atë "Baba Tomorri"! Tek Iliada, Homeri me gojën e Akilit thotë: "O Zot, mbret Dodonas Pellazgjikë, që banon n'ato vise të largëta e sundon mbi Dodonën dimërkeqe"! Nga gojëdhënat thonë se "Mali i Tomorrit" quhej më parë "Mali i Të Mirit". Semantika e fjalës " Të Mirit" zbulon krejt funksionin e veçantë të këtij mali! Ndërsa Straboni e përshkruante kështu situatën e terrenit të thyer fizik për të arritur deri në Tomorr; "Sa do që është i ashpër e plot me male të mëdhenj si Tomorri e të tjerë, Epiri dhe Ilirija nxjerrin burra trima e të mençur"! Kështu me këtë llogjikë po të vazhdoj, do të përsëris se ç'thonë të tjerët që janë të shumtë padyshim. Por në fakt më e rëndësishme për ne është zbulimi i funksionit të vërtetë të Dodonës. Tek historianët e vjetër dhe shënimet e tyre historike Dodona përmëndet shkarazi, në mënyrë të zbehtë dhe vetëm si një fakt i përgjithshëm! Le ta quajmë ndryshe këtë gjë si përplasjen e parë me injorancën apo kufizimet të cilat i ka vuajtur jo pak herë historia jonë. Duket pra se në rastin tonë ne kemi më shumë mjegull, sesa informacion. Flasim për Dodonën, dhe për një moment harrojmë që e kemi fjalën për origjinën institucionale të njeriut në tokë! Fakti i madh që Dodona përfshihet e para dhe më e vjetra në listën e 8-të Orakujve të parë dhe më kryesorë, duke bërë pjesë brënda rrjetit territorial të këtyre Orakujve, na shtyn të mendohemi... Dhe në listën e këtyre tetë Orakujve ishin; 1-Dodona, 2- Delphi, 3-Delos, 4-Cythera?", 5-Omphalos?", 6Akrotin?", Paphos?",7- Tritoni?", 8-El Marj?", 0-Bendet! Emrat dihen, por disave prej tyre ende nuk ju është përcaktuar vënd-ndodhja. Për disa të tjera gjithashtu nuk ju është qartësuar përkatësia, prandaj ato janë me pikpyetje në fund. Funksioni i tyre i cili përveç Dodonës dhe Delphit që kanë përafërsi me njëra-tjetrën, të tjerat janë të ndryshme. Kodi i Orakullit të Dodonës është ky; 1. Vënd-Ndodhja- "Mali i Tomorrit", në Qëndrën Perëndimore, 2. Pema Simbol,-"Lisi" 3. Planeti Simbol,-"Saturni" 4. Lindja Hyjnore,-"Qënia Humane" prej "Ashtit të Tokës"! Eshtë e pajustifikueshme që në programet apo tekstet e shkollave shqipe Dodona as që zihet me gojë qoftë edhe shkarazi. Sa për shkrimet e autorëve klasikë, të ashtuquajturit Greko-Romak apo Bizantinë, terma që po bëhen gjithnjë edhe më të dyshimta sot, me lehtësi mund të përmendim emra si; Homeri, Eskili, Platoni, Hesiodi, Herodoti, Tukididi, Plutarku, Straboni, Pindari, Plini, Apollodor Tekniku, Polibi, Titus Libius, Stefan Bizanti, Eustathi etj" Disa prej këtyre emrave i përkasin periudhës së dytë asaj Bizantine. Ndërsa në plejadën e rilindjes Evropiane deri në ditët e sotme, kemi emra të shquar shqiptarë dhe të huaj si Jeronim de Rada, Dhimitër Kamarda, Shtjefën Gjeçovi, Perikli Ikonomi, Myzafer Korkuti, Skënder Anamali, Aleksandër Stipçeviç, Nermin Vlora (Falaski), Aristidh Kola, Mexhit Kokalari, Rasim Bedo, etj. Nga studjuesit e huaj le të përmëndim; J.G.Fon Han, Edvin Jacques, Michael Grand, Nikolas Hammond, Robert Temple, Erik Von Daniken, Robert D'angely, Enzo Gatti, John Wilkes, Eduard Gibbon, Agnes Savill, dhe plot të tjerë të cilët do ti kujtojmë hera-herës gjatë këtij shkrimi. Por ata të cilët do të mbajnë peshën argumentative të mija në subjektin e Dodonës janë vetëm pak autorë. Për koiçidencë dua të përmend Perikli Ikonomin, Rasim Bedon, Robert Temple, Raymond Moody, Erik Von Daniken, etj. Le të shikojmë tani se si po na afrohen gjërat; VIJON... Dy fjalë mbi P.Ikonomin: Perikli Ikonomi është autori parë Shqiptar në epokën moderne i cili ka hartuar një studim të shkurtër mbi Dodonën Pellazgjike. Ai e ka mbështetur kryesisht punën e tij tek literatura klasike Greko-Romake dhe Bizantine. Na ka lënë një libërth të vogël, një përpjekje krejt modeste në formë broshure, botuar rreth vitit 1934. Ajo përmban mbi 30 faqe të një formati jo të madh. Për autorin vetë dimë fare pak gjëra. Bashkë me titullin thuhet se ai ishte një drejtor shkolle fshati! Ka gjithashtu edhe një përkushtim të vetin ku ai me gojën e tij thotë; "Këtë vepër ja kushtoj vënlindjes time, katundit Vokopolë (Berat), që me madhështi piktoreske shikon nga lart qëndrimin viganor të Tomorrit". Atij i është dashur rreth tetë vjet për të hartuar studimin. Për mendimin tim, vlerat e këtij libërthi janë të mëdha dhe autentike. Ky libërth ngjan gjithashtu si një thirrje për tu zgjuar në aspektin e ndërgjegjes sonë historike. Gjithashtu ky është një argument historik, për të vërtetën e rrënjëve se nga e kanë origjinën shqiptarët. Pra motivi i cili e ka shtyrë autorin të shkruaj këtë vepër është i qartë. Ideja kryesore që bie më shumë në sy është se; "Dodona ka qënë një qëndër shumë e rëndësishme e kulturës Shqiptare dhe civilizit botëror"! Gjithashtu është fat sot për ne që ajo bën pjesë ende në territorin Shqiptar sot e gjithë ditën. Ai e thekson këtë gjë me forcë, në kohën kur në kujtesën e popullit tim, ishte krejt i freskët proçesi i dhimbshëm i copëzimit territorrial. Superfuqitë Europiane në fillimin e shekullit të kaluar, duke krijuar Greqinë dhe Sërbinë si shtete u nisën thjesht nga përkatësia fetare, brënda territorrit të lashtë Pellazgo-Ilir, u duk pra e qartë se ata po i shkëpusnin pa mëshirë momentet më të rëndësshme të historisë sonë të ndritur. Përpjekja dhe argumentat e Ikonomit në këtë studim historic, krahas vlerave të dukshme shkencore, padyshim kuptohen ndryshe edhe si thirrje protestë kundra injorancës, padrejtësisë dhe arrogancës, me të cilën politikat e Fuqive të Mëdha u soll në atë kohë ndaj nesh. Një hap tjetër në këtë drejtim i cili padyshim duhet përgëzuar, na vjen në formën e një artikulli të shkurtër nga Rasim Bedo. Në artikullin e Bedos, Dodona shtrihet tetëmbëdhjetë kilometra jashtë Janinës! Por dua ta theksoj qysh në fillim se me këtë argument bashkatdhetari im gabon në mënyrë të dukshme. Në këtë rast shihet se ai nuk është në kontakt me të rejat e fundit, të cilat përfaqësojnë gjithashtu dhe opinionin e studjuesve ndërkombëtarë. Mali i Tomorrit ndodhet në Berat, dhe atje ai ngrihet prej miliona vitesh, shumë kohë se përpara të shkruhej vetë historia njërëzore. Bedoja siç duket i referohet vetëm kronologjisë së arkeologëve Grekë, e cila si fakt, për hatër të së vërtetës, qëndron jo për Dodonën, por për Orakullin e Janinës! Grekët ashtu siç edhe thonë, çmëndurisht dëshërojnë që Dodona të ishte 18 km larg Janinës, sepse ajo do të përfshihej brënda territorit të shtetit të tyre! Që kërkimet mbi egzistencën e Dodonës kanë filluar pranë Janinës nga arkeologu Karapanos në vitin 1873, kjo vërtet që qëndron. Në 1913 arkeologu tjetër G. Sotiriadhis, më pas Evangjeli dhe S. Dakaris arrijnë me kërkimet e tyre deri në vitin 1950. Pastaj filluan kërkimet sistematike dhe restaurimet e periudhës 1961-75, dhe kjo gjithashtu është e vërtetë! (Ylliria 12-14 korrik 2005). Por me keqardhje po ngul këmbë edhe një herë, se prej këtyre kërkimeve ata veçse rizbuluan Orakullin e Janinës dhe jo atë të Dodonës, siç duan ti bien ata daulleve sot! Ana tjetër dhe më kryesorja është se Orakulli i Dodonës është shumë më i vjetër në kohë dhe më i rëndësishëm se "Orakulli i Vdekjes" i Janinës, i cili tashmë është rizbuluar dhe restauruar. Sot përdoret nga ministria Greke e kulturës për përfitime turistike. Por, ky "Orakulli i Vdekjes" pranë Janinës pranohet ndryshe nga studjuesit, si një kopje e keqe e Orakullit të Baia-së në Siçili, i përmendur edhe nga Virgjili në vargjet e Eneidës. Po i këtij mendimi është edhe Robert Temple, anëtar i Akdemisë Mbretërore të Londrës, i cili ka më shumë se 50 vjet që është në kërkim të këtyre Orakujve. Rasim Bedo megjithë dëshirën e tij të mirë, siç duket nuk është në gjëndje ta diferencojë dot një gjë të tillë. Dodona e famshme përfundimisht ndodhet brënda territorrit të Mollosëve. Siç e dime, ata (Mollosët) si dhe Thesprotët janë një tjetër fis i madh dhe i famshëm Pellazgo-Ilir! Gjeografikisht Mali i Tomorrit është pjesë e vargmaleve të Pindit.Vargmali i Pindit, vetë arrin deri pranë Janinës, por jo Mali i Tomorrit gjithashtu! Ai përfundimisht mbetet në Mollosi. Sot nën këmbët e Tomorrit është ngritur Berati. Në librin e tij "The Illyrians" bot i vitit. 1995, autori John Wilkes, e lokalizon Dodonën kështu; "Udhëtimi me det në Orikum merr tetëdhjetë Stades (njësi e vjetër matëse), dhe deri në Amantia gjashtëdhjetë Stades. Në jug kufizohen nga Antitanët, poshtë Orikumit, dhe Kaonia ka të njëjtën distancë largësie sa Dodona"" Më poshtë vazhdon ai; "Më në veri të Thesprotisë, është një vënd i largët sa fundi i botës ku shtrihet Orakulli i famshëm i Zeusit të Dodonës, që në fakt është i vështirë për të depërtuar""Por nga Grekët, që duket se punojnë me mjeshtëri me gjysmën e argumentit, bëjnë një manipulim të pastër në këtë mes, të cilën e përdorin për qëllime politike dhe biznesi. Ata nga ana e tyre, e përshkruajnë historinë e Dodonës kështu; "Thuhet që Dodona u ndërtua gati dymijë vjet, B.C, në një zonë të thellë midis maleve në fillim nga Thesprotët dhe më pas u rindërtua nga Mollosët njëmijë e dyqind vjet B.C! Aty shërbenin priftërinj që thirreshin "Helloi", ose "Selloi", dhe mendohet ata të kenë qenë para indo-europianë, pra Pellazgjikë! Pas kësaj periudhe, një lloj "zoti grua" vazhdonte të nderohej nën emrin Dione e cila u bashkua më pas me Zeusin e Naios. Ritualin, e zhvillonin rreth një peme lisi, dhe parashikimi bëhej duke lexuar gjethet e verdha të tij, interpretim që bëhej nga priftërinjtë e këtij Orakulli. Në kohën Heroike aty shkonin dhe konsultoheshin emra të tillë si, Herakliti, Akili, Odiseu, etj. Orakulli vetë ka jetuar kohë pas kohe shkëlqimin dhe rënien e tij. Ardhja e Delphit në skenë në një pozicion gjegrafik më të përshtatshëm gjeografik pranë Athinës e dobësoi rëndësinë e veçantë të Dodonës Megjithatë evidencat tregojnë mbi egzistencën e tij, edhe në shekullin e shtatë, B.C,! Në periudhën e Dinastisë Maqedonase Dodona u rifuqizua, sepse parlamenti Maqedon ishte ndërtuar shumë pranë tempullit. Aleksandri i Madh e frekuentonte atë rregullisht. Më pas tempulli është restauruar fillimisht nga Pirro i Epirit (297-273), B.C. Por u shkatërrua me themel nga Aetolians më 221. Ringrihet nga Philipi i V Maqedon (219 B.C)! Shkatërrohet edhe një herë sëbashku me Epirin nga gjenerali Romak Paul Emili. Konvertohet në kishë dhe e shkatërrojnë përsëri në (391 A.D). Por megjithatë në shek. e pestë dhe të gjashtë thonë që Dodona është parë që të ketë pasur një prift të rangut". Dhe sëfundi, janë pikërisht fiset barbare(Gjermanike) të Gothëve të cilët e rrafshuan krejtësisht, duke e fshirë Dodonën nga kujtesa për një periudhë kaq të gjatë, në më shumë se njëmijë vjet! Por krejt ndryshe nga Grekët i famëshmi Robert Temple, në librin e tij "Netherworld", (Bota e të vdekurve), bot. i Londrës 2002 gjithashtu thekson; "Jam i angazhuar me vite të tëra që gjej vend-ndodhjen origjinale të Orakullit të Dodonës dhe atë të Delphit'..."Pranohet nga të gjithë ne se Dodona ndodhet nën këmbët e malit të Tomorrit. Liritzis (koleg grek ky) dhe unë, jemi përpjekur të përdorim edhe photot nga sateliti, por nuk kemi pasur rezultat. Jam krejt i bindur se vënd-ndodhja e Dodonës është diku tjetër" Në vitin 1979, unë vetë mblodha fonde të konsiderueshme për një ekspeditë kërkimi të Malit të Tomorrit për të gjetur Dodonën, dhe dola pa sukses! Nga të gjithë Orakujt, pranohet edhe nga vetë Grekët se "Dodona është më e vjetra dhe se zoti i saj qysh nga kohët klasike ishte Zeusi"! Më tej po ky autor në librin e tij "The Sirius Mystery" shton:" Cila pjesë territoriale, mund të ishtë më larg se Dodona, në Greqinë e vjetër? Ajo dihet se gjeografikisht ishte krejtësisht jashtë sferës së influencës, diçka më në veri dhe perëndim gjithashtu, shumë më larg se për çdo Grek, që të mund ta quante atë të pranueshme si pjesë e historisë së tyre""Studjuesi tjetër Amerikan, Raymond Moody, në një program televiziv me titull "Misteret e Padeshifruara", kur bie fjala për Orakullin e Dodonës, theksonte të njëjtën gjë: "Bindja ime e patundur është se Dodona me Malin e Tomorrit ndodhet lart mbi kufirin verior të Greqisë". Siç shihet nga këto deklarata bie në sy se Historianët e huaj, as që e imagjinojnë që Tomorri ndodhet në Shqipëri dhe nuk egziston një Tomorr i dytë në botë. Eshtë për të ardhur keq, që ky fakt nuk e shqetëson sot aspak, Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, e cila me cinizëm vazhdon aktin e turpshëm të heshtjes, në kohën që duhej të ngrinte në këmbë legjione të tëra studjuesish, për tema kaq të rëndësishme dhe aktuale siç është ajo e Dodonës! Pse ka rëndësi sot Dodona? Nga mitologjia e vjetër "Dodoni ishte biri i Zeusit dhe i Evropës, ndërsa Dodona e bija e Oqeanit dhe e Tithiës, perëndi të lashta, të cilat adhuroheshin nga Pellazgët hyjnorë". Aravantinoi në shënimet e tij shkruan; "Dodonën e ndërtuan Pellazgët, andaj edhe Zeusi, quhesh Zot i Pellazgëve"! Gjithashtu Plutarku në "Jetët Paralele" kur flet për Pirron e Epirit, përmend edhe Dodonën e cila gjendet në Mollosi! Duke ju referuar historisë sot më tepër se kurrë po bëhen kërkime rreth rrënojave të Dodonës dhe rëndësisë së veçantë të saj. Italiani, Enzo Gatti, thotë; "Ilirët e Shqipërisë, të Pindit dhe të Maqedonisë kanë shenjtoren e tyre të famshme, Dodonën. Ajo ndodhet në zemër të Kaonisë, e cila konsiderohet sot, si qëndra e krijimit të njeriut". Thuhej se; "Orakulli (thënia e fatit), jepej nga një lis, nga një pëllumb, e shkruhej mbi një fletë plumbi". Por si procedohej në tempullin e Dodonës? Dhe pse ajo ka shumë rëndësi sot, për studjuesit e historisë botërore? Po ti referohemi në këtë pikë Ph.D. Raymond Moody-t, cili është autor i librit (Reunions) "Ribashkimi", ai thotë se në kohën e vjetër; "Priftërinjtë e Dodonës kishin aftësi që të vendosnin kontakte midis të gjallëva dhe të vdekurve. Ata ishin në gjëndje të shkrinin kufijtë realë midis dy botëve. Dhe ata konsideroheshin më të zotët nga të gjithë të tjerët, krahasuar këtu me të gjithë priftërinjtë e Orakujve të tjerë të marrë sëbashku". Në Dodonë, e cila mendohet që të jetë ndërtuar nëntokë, dhe ambjentet e përdorura për vizitorët i ngjanin një spitali të zakonshëm. Por hyrja atje, nëpër llagëmet e nëndheshme të saj, pa ndihmën e priftërinjve ishte krejt e pamundur. Dikush duhej të të shoqëronte për në qëndrën e tyre. Nga shënimet e vjetra thuhesh se, "eksperiencën dhe llahtarin që provoje aty, ishte tamam sikur të hyje i gjallë në Ferrin e vërtetë". Vizitorët jetonin një përçudnim të papërshkruar. Disa e konsideronin këtë gjë, njësoj sikur të shikonin vdekjen e tyre me sy! Atje vinin nga larg dhe pothuaj nga të gjitha anët e botës. Ata donin që të mundësonin kontakte me të dashurit e tyre, të cilët ishin të vdekur tashmë. Në aspektin e llogjikës së sotme, një ide e tillë është një lajthitje e pastër! Por ne po flasim për një epokë tepër të largët dhe për eksperiencën e një civilizimi të humbur" Pasi vizitorët kishin ardhur aty ju paguanin priftërinjve një shumë të caktuar "për shërbimin", dhe këta të fundit i sistemonin klientët e tyre në dhoma të ndara nga njëratjetra që përngjanin me një spital të sotëm. Ata ju bindeshin priftërinjve dhe u duhej nganjëherë të prisnin edhe me muaj, ose derisa prifti ta gjykonte momentin e përshtatshëm për ribashkim. Ky pra ishte një moment shumë misterioz i cili zgjidhej me kujdes nga priftërinjtë, dhe mund të ndodhte që "pacientin" ta ngrinin edhe në mes të natës nganjëherë" "Ky "pacient" fillimisht tymosej me sulfur! Në mentalitetin e atëhershëm, një veprim i tillë ishte i domosdoshëm dhe i rëndësishëm paraprakisht, për të pastruar trupin dhe shpirtin nga mëkatet e mundëshme të të gjallit, përpara procesit të kontaktit me të vdekurin. Dikush më mbrapa e shoqëronte klientin nga dhoma e këtij të fundit në dhomën qëndrore, e cila përdorej për të tilla ceremoni, ku pritej të fillonte procesi i kontaktit. Pas këtij veprimi, ai kalonte për "atje" nëpërmjet një korridori që zakonisht ishte i gjatë, gati pesëdhjetë këmbë. Aty gjendej një enë jashtëzakonisht e gjerë dhe plot me ujë! Gjithmonë nën kujdesin e priftit të lartë i cili i qëndronte shumë pranë "klientit" në këto momente, ai instruktohej që ti mbante sytë në sipërfaqen e ujit. Në të njëjtën kohë prifti e kungonte atë me formula magjike. Dhe papritur, dalngadalë fytyra e të gjallit shuhej në pasqyrimin e ujit, dhe po aq ngadalë tashmë vizualizohej i "vdekuri", i gjallë, tredimensional, me ngjyra natyrale, bile edhe duke folur" Në këtë rast, parashikimi me ndërmjetësinë e veçantë të priftit të lartë, dëgjohej drejtpërdrejt nga goja e të vdekurit! Ky akt ndodh edhe me ne në kushtet e gjumit, kur flasim me të vdekurit në mënyrë të pavullnetshme në ëndërrat tona"Për të arritur një gjëndje psikollogjike kaq speciale "klienti" nga priftërinjtë e Orakullit shpesh si mjete ndihmëse, përdoreshin edhe droga të ndryshme që të stimulonin deri në nivelin e haluçinacinit. Plini veçanërisht na e thekson një fakt të tillë, për një bimë me emrin "Henbane" e cila konsiderohej si "bar i shenjtë" që kishte kualitet hipnotik, dhe pastaj përdorej për ceremoni të tilla. Henbane në fakt kthehej në një helm vdekjeprurës, nëqoftëse nuk dije që ta përdorje. Tjetër narkotik haluçino-gjetik, ishin bimët me emrin "Hellebore", "Dittany" dhe"Melampus" të cilat gjithashtu përdoreshin në kohën e lashtë. "Përshëmbull në civilizimin Minoan, Opiumi nderohej në nivelin e besimit fetar". Robert Temple (Bota e Nëndheshme). bot. i .vit. 2002. Pra, mbas kësaj lind pyetja e thjeshtë, a ishte e vërtetë e gjithë kjo? Si pra ishte i mundur realizimi i një gjëje të tillë? Ndër profetët modernë le të kujtojmë Nosterdamus-in, i cili përdorte të njëjtat metoda për të parashikuar të ardhmen, duke parë gjërat jo më me enën e ujit, por në sipërfaqen e një xhami të zi i ngjashëm me ekranin e sotëm televiziv. Po ashtu edhe sot fenomeni i të parit të gjërave pa qenë prezent në ngjarje egziston tek njerëz të cilët e kanë këtë si aftësi të veçantë dhe ndryshe thirren me termin mjeksor "Paranormalë". Pra fenomeni egziston por siç shihet ai shtrihet në një grup veçanërisht të kufizuar njerëzish. Këta individë kanë të theksuar "Ndjenjën e Gjashtë". Shpesh në programe të ndryshme televizive, ne shikojmë njerëz të tillë që përdoren me shume sukses nga forcat e rendit për aftësinë e tyre të veçanta duke zgjidhur krime të vjetra dhe të reja që edhe teknollogjia moderne apo hetues me eksperiencë nuk i kanë zbuluar dot. Gjithashtu këta njerëz nuk e kanë sensin e të kaluarës, apo atë të ardhmes, sepse ata i shikojnë gjërat në kohën e tanishme me një qartësi të pagabueshme. Por në "Institucionin e Dodonës", priftërinjtë e saj njiheshin edhe për bëma të tjera"Italiani Enzo Gatti në librin e tij Gli ILIRI, bot. 1981, nënvizon se; "Priftërinjtë Ilirë ishin astronomë ekspertë. Ata ndërtonin qëndra nga ku vëzhgonin qiellin. Parashikonin ndikimet e yjeve. Kuptonin ciklet e hënës, ciklet menstruale të grave, baticat dhe zbaticat. Studjonin galaktikat, kometat, dhe mjegullnajat. Dhe i faleshin yllit Sirio"" "Ata u tregonin bujqëve kohën e të mbjellave, e rënies squkë, e nxjerrjes së verës, e mbarsjes gjithashtu. Parashikojnë datën dhe orën e saktë të eklipseve. Me urdhër të priftit dielli humbiste dritën e tij dhe zhdukej. Kjo ishte shenjë ndjellakeqe. Prifti sigurisht përfitonte nga eklipset dhe bëhej interpretuesi i paralajmërimeve hyjnore, duke diktuar mësime të dobishme"... Pra sipas këtij përshkrimi të Enzo Gatti-t, del se priftërinjtë Ilirë kishin njohuri universale! VIJON... Sistemi i Orakujve Nga aspekti i mënyrës se si janë ndërtuar dhe shpërndarë Orakujt, ky fenomen interesant të bën të habitesh përsëri" Më mirë të themi, është një gjë krejt e jashtzakonshme me kushtet dhe llogjikën e sotme. Megjithëse në këto 50-të vitet e fundit, kërkimet janë intensifikuar mjaft, prap ka kaq shumë pikpyetje që varen pezull saqë gjithçka duket si një iluzion i pastër. Në gërmimet e bëra deri më tani më shumë se 50% e Orakujve ende janë të pa lokalizuar, dhe për më tepër të pa rizbuluar. Por siç theksuam në krye të shkrimit tonë, dokumentat e vjetra, dhe deshifrimi i tyre i bën historianët dhe studjuesit e pasionuar krejt optimistë në këtë pikë. Nga ky kontest edhe Dodona na afron megjithatë ende mundësi të pakufizuara informacioni. "Ajo me sa po shihet është një pjesë e pandarë e një kompleksi ndërtimesh me një qëllim të përbashkët e cila përfshihet brënda një trekëndshi kënd-drejtë, por që ka një shtrirje gjiganteske në terren. Qëndrat e Orakujve të Dodonës, Delphit, Delos, Cythera, Knossos, dhe Cyprus janë të lidhura në seri, të shkëputura nga gjerësia gjeografike me njëra-tjetrën. Ato gjithashtu janë në një intergral distance gjeografike nga Bendet-i i Egjyptit, gjë që tregon njëkohësisht lidhjet e traditës arkeologjike midis tyre" Dodona njihet mirë si pjesë e një trekëndëshi kënd-drejtë. Le ta përshkruajmë pak këtë trekëndësh" Njëri kënd fillon me Malin e Tomorrit nga perëndimi, (Dodona) dhe përfundon në pikën lindore, në Malin Ararat (Arka e Noes). Pastaj ai zbret poshtë në jug, përshkon pingul të gjithë Mesdheun e krijon një kënd të drejtë 90Gradë aty ku ngrihet piramida e madhe e Egjyptit. Poashtu vëndi ku bie ky kënd 90Gradë quhet Bendet dhe ka qënë kryeqyteti i parë i Egjyptit. Të jetë kjo një koinçidencë e rastit? Historianët e sotëm nuk mendojnë ashtu. Këtu ndeshim me një tjetër kuriozitet, atë të meridianit origjinal fillestar, por i caktuar nga kush? Distanca nga Mali i Tomorrit në Malin Ararat është e barazlarguar! Duke u përqëndruar në këtë pikë përmedim përsëri Robert Temple që në "The Sirius Mistery" na thekson: "Ne me një vëmëndje të veçantë duhet të përqëndrohemi tek këndi 45Gradë Dodona/Tomorri, dhe tek këndi tjetër 45Gradë Metsamor/Ararat, pika të cilat kanë largësi të barabartë nga Theba, kryeqytet i mëvoshëm i Egjyptit!" Gjithashtu Arka e Grekevë (Deukalion) ndodhet në Malin e Tomorrit, ndërsa Arka e Hebrejve (Noes) në Malin Ararat" Për arkën e Deukalionit, thuhet se gjëndet diku aty pranë Orakullit të shenjtë të Dodonës, prej të cilës Argo, prijësi i Argonautëve gjatë udhëtimit merrte drejtimin Kibernetik, të rrjetit pyjor"! Por Robert Temple në të njëjtën kohë vë në pikpyetje pronësinë e këtyre Arkave të njohura dhe të përmëndura gjatë përmbytjes së madhe biblike. Ai na kujton; "Nga burimet e shkrimeve të vjetra historike Grekët adaptuan Arkën Deukalion, dhe Hebrenjtë e bënë të tyren Arkën e Noes! Grekët dhe Hebrenjtë janë shumë të vonshëm në historinë e lashtë, saqë mund të themi, që bëhet fjalë për mijëra-vite distance përpara se vetë emrat Greqi dhe Hebre të vinin në jetë"! Po këtu ai sugjeron këdo që ka interes të mësojë mbi origjinën e civilizimit Grek dhe Hebre, librin brilant të Prof. Cyrus Gordon me titull, "Pikat e takimit në civilizimit Grek dhe atë Hebre"! Duke vazhduar më tej me llogjikën e shtrirjes gjeometrike të Orakujve mund të themi se; Dodona është saktësisht 8Gradë në veri të Bendet-it në gjerësi, dhe qëndra e Orakullit të Delphit është saktësisht 7Gradë në veri të Bendet-it, në gjerësi gjithashtu! Këndet e brëndshme të këtyre pikave, janë secili nga 45Gradë. Çdo të thotë kjo? Vetë Orakujt janë të baraz-larguar nga njëritjetri! Pra a kemi këtu një rast klasik se si Arkitekti i Universit i ndërtoi gjërat në tokë?" Autori i famshëm i librit "Vizitorë nga Kozmosi" Erik Von Daniken në librin "Odisea e Zotave", me nëntitull (Historia e Alienëve, në Greqinë e vjetër) na e rithekson fenomenin e trekëndshave që krijojnë një rrjet të çuditshëm marrëdhëniesh të ndërsjellta. Ai thekson; "Çdokush mundet të verë re se kemi trekëndsha të tillë që të krijojnë një rrjet të përbashkët me qëndrat e kultit, dhe kjo gjë nuk mund të jetë një rastësi"! Ja një shëmbull vashdon ai: Dodona-Delphi-Sparta, një trekëndësh! Distanca ndërmjet tyre është e barabartë. Dodona-Delphi, Dodona-Sparta, Delphi-Sparta, etj. Një tjetër trekëndësh formon Nikosia-Dodona-Knossos. Dhe po ti marrim të gjitha sëbashku del që: Dodona është në relacion gjeodezik / gjeometrik me Delphin, Olimpian, Eleusis, Epidaurus, Aphea, Akropolis, Sparta, Mycenae, Thebes, Chalcis, Nemea, Gortys dhe Milet". Komunikimi Një tjetër dukuri e rëndësishme është komunikimi midis këtyre qëndrave të kultit. Ç'do gjë brënda këtij territori me një dimension krejt të pa imagjinueshëm për kohën tonë është ndërtuar sipas një mastër- plani! Me njohuritë dhe teknollogjinë e sotme ky mastër-plan është i krejt i pa realizueshëm. Robert Temple, nga ana e tij vë në dukje edhe diçka tjetër. Sistemin e komunikimit midis tempujve! Po si pra, komunikonin ato? Në "Netherworld" (Bota e të vdekurve) Robert Temple, shkruan; "Jam i informuar se, pëllumbat postjerë ishin në gjëndje që të fluturonin nga Theba e Egjyptit në Dodonë brënda një dite"! " Në kohët e vjetra profetët të lidhur me Dodonën, konsideroheshin të aftë në zbërthimin e gjuhës së zogjve. Në fakt "gjuha e zogjve" ishte e shkruar në një letër e cila i lidhej pëllumbit korier, në këmbë. Sistemi i pëllumbave postjerë është spjegim bindës për shprehjen "zogjtë që flasin" të Orakullit. Në fakt zogjtë ndihmonin qëndrën e Orakullit që të ruante lidhje me qëndrat e tjera, me të rejat e fundit gjithashtu, dhe siguronte rrjetin komunikues të domosdoshëm për biznes. Kjo ishte një zgjidhje brilante e kohës; pra pëllumbi përçonte mesazhet nga Zeusi! Në një tjetër rast Homeri tek poema e tij Odisea përmend; "Pëllumbi i ndrojtur po sjell ambrozia ( ushqimin e pavdekësisë tek baba, Zeusi"!" Herodoti gjithashtu shkruan, për funksionin stabël të Orakullit është edhe për meritë të pëllumbave postjerë"!" Prap Herodoti në një vend tjetër thotë; "Më ka thënë një prift i Thebës se profetët e Dodonës thoshin, që dy pëllumba të zinj fluturuan nga Theba në Egjypt, njëri nga ata përfundoi në Libi, dhe tjetri u ul në një lis dhe foli me zë njeriu, duke thënë se Orakulli këtu duhet të ndërtohet për nder të Zeusit"!" Pas gjithë këtyre fakteve që përmendëm, pëllumbat korierë janë përdorur për qëllim komunikimi, edhe më herët prej Sumerëve tremijë vjet B.C. Më vonë nga Romakët, deri vonë edhe nga flota Britanike" Flitet gjithashtu edhe për komunikimim në formën e një rrjeti të nëndheshëm! Një gojëdhënë e vjetër Shqiptare thotë; "Tomorri komunikon nën dhé me Vezuvin e Italisë. Pra thuhet se kur fillon Vezuvi të shpërthejë, Tomorri zbraz topa"! Perikli Ikonomi. "Hist. e Tomorrit", bot. i vit. 1934. Bije në sy menjëherë në këtë rast egzagjerimi i faktit! Por fakti i komunikimit të nëndheshëm a duhet trajtuar me respekt? Philostratus, për kompleksin e hyrjeve në Libadea kujton; "Sipërfaqja i bën ato (hyrjet) disa të afërta, dhe disa në distanca shumë të largëta"" Pra nëqoftëse është e vërtetë kjo, ne këtu kemi të bëjmë me një rrjet nëntokësor komunikimi dhe hyrje sekrete që janë larg qëndrës së Orakullit! Shumë legjenda të vjetra e përmendin poashtu një fakt të tillë, por duhet të theksojmë se ende pritet të zbulohen evidenca arkeologjike të cilat do të mbështesin ose do ti rrëzojnë këto argumenta!"
(Indexis for Dodona) Literatura e Shfrytëzuar
1. Herodotus,"The Histories",Page,xv,xxvi,"Liar School of Herodotus"!Publ.2004 by Barnes&Noble
2.E GGibon,"The Decline and Fall of Roman Empire", Page, 23. Publ.1952. from Pinguin Books
3.Johan Tunman,"Autoktonia e shqiptarëve" Studime Gjermane, faq.52-53. Bot."8 Nëntori".1990
4.Sami Frashëri,"Shqipëria ç'ka qenë ç'është dhe ç'do të jetë",bot.8 Nëntori.1978.
5.Naim Frashëri"Bagëti e bujqësi" vargje të zgjedhura,bot,8 Nëntori. 1972
6.Milena Gonzales-Wippler,"Spells,Ceremonies & Magic",page.192-93,by Llewellyn Publications USA.1997.
7.Simon Cox,"Cracking the Da Vinci Kode" page,41,publ,2004,by Barnes & Noble inc.
8.John White,"PoleShift" Predictions and Prophecies of the Ultimate Disaster.publ,1980,by Dubleday & Company,inc.
9.Perkli Ikonomi,"Dodona Pellazgjike" dhe "Tomor'i Zotit të Pellazgëve",bot.Gushtit,1934.
10.Herodotus "The Iliad", "Zeus of Dodona,god of Pelasgians, O god whose home lies far! Rules of wintry harsh Dodona". Page,378.Publ,2004.by Farrah,Straus and Giroux
11.Straboni,(gjeo,libri 7,) P Ikonomi "Dodona Pellazgjike",faqe,2,bot,1934.
12.Robert Temple,"The Sirius Mistery" page,198.Publ,by Destiny 1998.
13.Fodor's,"Greece" Turisme Guide, page,230-31,Publ,by David Mckay Company.inc,1974
14.Beadeker's Greece,"The Ultimate Tourguide",page,128-29,Publ by Prentice-Hall,New Jersey,German Edition.
15.John Wilkes,"The Illyrians",page,96,Publ.by Blackwell,Oxford(UK)&Cambridge (USA),1992
16.Robert Temple,"Netherworld",page,74-75,Publ.by Random house (UK),2002
17.Raimond Moody,Ph.D.-"Riunion"&"Ancient Prophecies".NBC,Fri.18.1994.Broadcast.USA.
18.Plutarch's "Lives" Vol,I.page,519, Publ. by A Modern Library Giant New York,1992.
19.Enzo Gatti,"Gli Iliri" Bot Shqip"Iliret",faqe.87-88,93-94,bot."Bargjini,Tiranë,2005.
20.Erich Von DÃ¥niken"Odyssey of Gods" The alien history of ancient Greece,page.79,80,81,82, cap.The Network of gods,Publ. by "Vega"(UK),London.2002.

© Corovoda Online / Materiale Kortezi Online nga Maksim Zotaj