Edi Rama citon Skraparin në formatin "6 Ditë Pa Ermalin" **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Edi Rama citon Skraparin në formatin "6 Ditë Pa Ermalin"

Fatjon Kaloci
29.1.16
Një format satirik që transmetohet përmes rregjistrimeve të kryera më herët, çdo të premte në platformën Digitalb, në Kanal T "6 Ditë pa Ermalin" të ftuar këtë të premte kishte kryeministrin Edi Rama. Nën satirën dhe humorin formatin i së premtes, kishte ndryshe Edi Ramën mes batutash dhe mjaft humor. Por edhe Realiteti i hidhur ishte në alternim gjatë formatit. Në një pjesë të fjalës Rama përmendi edhe faktin se në Skrapar shumë persona preferojnë të qëndrojnë të papunë, ndonse ka shumë vende të lira në një biznes fasoneri që operon në Skrapar. Rama ju referua Skraparit në format, referuar edhe faktit se shumë të rinj apo punëkërkues nuk i drejtohen Zyrave të Punësimit në Shqipëri por presin për vende pune të "mira".
Programi "6 Ditë pa Ermalin" është i stilit Sitkom dhe drejtohet nga Ermal Mamaqi. Në fokus të çdo pjese të programit janë të ftuar të ndryshëm që vihen nën intervistime komike.
© Corovoda Online