Një instalacion prej xhami, mbi Kanionet e Osumit në Skrapar: Në Projekt **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Një instalacion prej xhami, mbi Kanionet e Osumit në Skrapar: Në Projekt

Fatjon Kaloci
29.1.16
Së shpejti turistët që do të vizitojnë Skraparin dhe konkretisht Kanionet e Osumit do të kenë një pamje tjetër të bukurisë së kanioneve. Përmes një burimi, Corovoda Online mësoi javën që shkoi se është në fazën projektuese ndërtimi i një instalacioni i cili do të ngjahësoj me një ballkon apo taracë të qelqtë (me rrethime xhami) nga ku mund të shikohet në një pamje magjepse Kanioni i Osumit në Skrapar. Ende nuk dihet me saktësi vendi ku do të konkretizohet ky projekt por sipas gjasave dy janë vendndodhjet më të favorizuara kjo nisur edhe nga panorama e ketyre vendndodhjeve. Në dy prej alternativave që janë ende në diskutim vendet e quajtura "Vrima e Nuses" dhe "Shkëmbi i Flamurit"   konsiderohen më të mundshëm për t'u marrë në konsideratë. Corovoda Online do të përpiqet të siguroj maketet e projektit që momentalisht ndodhet ende në fazën e tij hartuese. Kanionet e Skraparit janë një prej shumë vendeve të bukura të natyrës skraparase. Ato janë të gjata rreth 12.5 kilometër dhe thëllësia e tyre në pikat më të larta shkon në mbi 100 metra. Përgjatë kanionit gjigand mbi Osum derdhen 8 ujëvara ndërsa në rripin tokësor të udhëtimit, disa pika të veçanta joshin turistët si përshembull, Gjurma e Abaz Ali, Ura e Hambullit, Shkëmbi i Flamurit, Vrima e Nuses, Kisha etj.
© Corovoda Online