Skrapari mes Natyrës: Fundi nuk i dihet, si mister. Sterra e Prosekut FOTO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari mes Natyrës: Fundi nuk i dihet, si mister. Sterra e Prosekut FOTO

Fatjon Kaloci
24.1.16
Enigmat mbase janë të bukura sepse janë të tilla... Thuajse i tillë është çdo detaj i natyrës në Skrapar. Me Skraparin mes Natyrës Corovoda Online ndalet në këtë shkrim në afërsi të lokalitetit Krorëz i njohur për vendasit më së shumti për gjigandin e nëndheshëm të Vilave të Krorëzës në Shqipërinë e para 1990'. Këtë herë natyra na çon në vendin e quajtur Sterra e Prosekut. Shpella e Prosekut përkon në pozicionin gjeografik  në jugëperëndim të malit të Kulmakut, Tomorr, Skrapar në lartësinë 1660 metra mbi nivelin e detit; në kordinatat gjeografike: gjerësi gjeografike veriore 40°34’45’’ e gjatësi gjeografike lindore 20°14’ 28’’. Ka pamje mbresëlënëse, sepse ndodhet pranë një rrëpirë shkëmbore. Pranë saj është një livadh i bukur, i cili mban emrin e sterrës së Prosekut dhe është e rrethuar nga pylli i ahut. Ka hyrje gati rrethore dhe me diametër rreth 5 metra, zhvillim vertikal deri në 40 metra thellësi. Deri këtu i dihet fundi pasi më tej është e paeksploruar, sepse fundi zihet nga një liqen që vështirëson kalimin. Kjo sterrë është eksploruar nga grupet speleologjike italiane “Puglia Grotte” dhe “Dauno”, në vitin 1995. Ka vlera shkencore, estetike, historike dhe kulturore. Për të shkuar deri atje ndiqet segmenti rrugor Çorovodë – Krorës – Qafa e Krorzës dhe gjatë rrugës pamje të tjera të bukurisë së Skraparit do jenë aperitivi i udhëtimit tuaj.
© Corovoda Online