• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2019
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 343 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 174 BANORË

Skrapari mes Natyrës: Kush janë Bokërrimat e Tomorricës? FOTO

Natyra në Skrapar fal momente të bukura të peisazhit të saj, thuajse në çdo skaj. E në këtë cikël, në një seri postimesh Corovoda Online vjen me disa njohuri që për ata të cilët nuk e dinë mendojmë se janë të vlefshme, sidomos kjo për brezin e ri. E në këtë mision Corovoda Online ndalet në vendin e konsideruar në zhargon si Bokërrimat e Tomorricës.Ato ndodhen në luginën me të njejtin emër, Luginën e Tomorricës, në Skrapar në lartësinë 400 - 1000 m mbi nivelin e detit. Ato përfaqësojnë një peizazh tepër të degraduar, madje të shkretëtirizuar, në të cilin mungon tërësisht jo vetëm mbulesa bimore, por edhe e tokave. Nëse je me një aparat fotografik me to në sfond, fotoja do të dalë përfekte. Në to në sipërfaqe ka dalë shkëmbi rrënjësor, i përfaqësuar kryesisht nga argjilat, të cilat janë shterpë, sterile. Kjo gjëndje është rezultat i erozionit intensiv në shpatet e luginës. Ky erozion kaq intensiv lidhet me kushtet natyrore (përbërja argjilore, pjerrësitë e shpateve, reshjet e shumta e intensive), por sidomos me ndërhyrjen pa kriter të njeriut në relievin e thyer dhe të copëtuar, veçanërisht mbi bimësinë natyrore dhe tokat.
Peizazhi i degraduar dhe i shkretëtirizuar mbizotërohet nga ngjyra gri e errët e argjilave dhe përfshihet vazhdimisht nga rrëshqitjet dhe shëmbjet. Bokërrimat e Tomoricës tregojnë qartë se deri ku mund të shkojë “hakmarrja” e natyrës ndaj trajtimit barbar të burimeve natyrore. Prandaj ato kanë vlera të veçanta edukuese mjedisore të karakterit vendor. Për të vizituar këtë monument ndiqet, itinerari që duhet ndjekur shkon përgjatë rrugës automobilistike Çorovodë – Gjerbës. Fotot në vijim japin disa imazhe të tyre, ndonse kur je në lartësitë mbi to ju sigurojmë që emocionet nuk përshkruhen.

© Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

DIMRI QË LAM PAS

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA