Video Premierë: "Riza Cerova" titulli më i ri i këngës vjen nga Artiol Sulejmanasi. **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Video Premierë: "Riza Cerova" titulli më i ri i këngës vjen nga Artiol Sulejmanasi.

Fatjon Kaloci
23.1.16
Një ndër emrat historikë të Shqipërisë ai i Riza Cerovës ngulitet edhe në Krijimin më të ri muzikor. Më herët, në një video të ngarkuar në rrjet pak pas orës 13:30 të mesditës së 23të të këtij viti 2016, këngëtari i njohur tanimë për muzikën popullore Artiol Sulejmanasi solli krijimin e tij të ri në produksionin e Almus Music që mban titullin "Riza Cerova". Këngëtari me vendlindje nga Skrapari rregjistron një prodhimtari të madhe me këngë të zhanrit të popullore shqipëtare duke e bërë një ndër këngëtarët e kërkuar në evente të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Realiteti i një prodhimtarie pakës kaotike në Shqipëri ku influencat ngatërrestare të motiveve dhe influencave ballkanike dhe turbo folk shpesh kanë ndjekshmëri të lartë komerciale. Por kënga popullore shqipëtare e mirëfilltë tregon se i mbijeton "përkohëshmërisë". Edhe Sulejmanasi me krijimet e tij ka dëshmuar se i përket trashëgimisë së mirëfilltë të muzikës popullore shqiptare.
Në brendësi:
Riza Cerova është Hero i Popullit. Roli dhe kontributi i tij më i madh u pa gjatë Revolucionit të Qershorit të 1924 si dhe gjatë kryengritjeve të Fierit. Heroi me vendlindje nga Cerova, e Skraparit e bëri këtë zonë se bashku me Mallakastrën si dy ndër zonat më të fuqishme në Shqipëri që ishin kundra rregjimit Zogist. Edhe sot në Shqipëri në Fier, Skrapar apo Tiranë etj, disa rrugë apo sheshe mbajnë emrin e Riza Cerovës.
Video Premierë:
Publikimi i këngës më të re u njoftua më herët përmes rrjetit social Facebook në këtë adresar (klikim i jashtëm) Ndjekim më poshtë videon e publikuar në premier (një definicion që nënkupton publikimet për herë të parë) në rrjetin YouTube këtë të shtunë 23 janar 2016. Është një Prodhim i Almus Music, në Orkestrim Aleks Likollari, Klarinet Marsel Genci. Ndjekim videon në vijim:

©Corovoda Online / Imazhi FB/artiolsulejmanasi