• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2019
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 343 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 174 BANORË

Binjakëzohen Bashkitë Skrapar dhe Bagcilar. LOKMAN ÇAĞIRICI vlerësohet me titullin "Qytetar Nderi"

Padyshim një ndër lajmet kryesore lokale të javës që lamë pas mbetet Binjakëzimi i dy bashkive asaj të Skraparit dhe Bagcilar. Përfaqësuesit më të lartë të dy bashkive respktive firmosën në 1 Shkurt 2016 Marrëveshjen e Binjakëzimit mes tyre. Në takimin e zhvilluar në mjediset e Këshillit Bashkiak Skrapar ndër të tjera Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu tha:
“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një ditë e madhe, për të gjithë ne, një ditë që hap një faqe të re, atë të vendosjes së miqësisë e të bashkëpunimit, të shkëmbimit të vlerave midis dy vendeve, popujve dhe komuniteteve tona. Marrëveshja e binjakezimit, një marrëdhënie me vlera të shumanshme bashkëpunimi e integrimi, jo vetëm midis institucionesh, por dhe shkëmbim vlerash të përbashkëta historike, arsimore, kulturore, politike, shoqërore midis popujve. Mundësi të medha për aplikim dhe thithje projektesh nga partneriteti për fondet e Bashkimit Europian, në fusha si turzmi, uji i pishëm, arsim, shtesa ne nevojë, rinia etj. Kam privilegjin dhe kënaqësinë e veҫante që me atributin e Kryetarit të Bashkise t`i uroj mirëseardhjen delegacionit mik të Bashkisë Bagҫilar si dhe gjithë të pranishmëve në këtë event shumë të veҫantë për Bashkinë Skrapar, në ceremoninë e nënshkrimit të Akt-Marrëveshjes së Binjakëzimit midis dy Bashkive Skrapar e Bagҫilar. Kjo është për mua, për të gjithë Këshillin përfaqësues të Bashkise Skrapar, stafin e saj, për të gjithë komunitetin tonë, një ditë e madhe, një ditë që hap një faqe të re, atë të vendosjes së miqësisë e të bashkëpunimit, të shkëmbimit të vlerave midis dy vendeve, popujve dhe komuniteteve tona. Është nder, fat dhe përgjegjësi e madhe që qeverisjet lokale, që janë votuar dhe gëzojnë besimin e tyre ,të realizojnë hapa të tilla, me interes të gjerë, siç është nënshkrimi i marrëveshjes së binjakëzimit, një marrëdhënie me vlera të shumanshme bashkëpunimi e integrimi, jo vetëm midis institucionesh, por dhe shkëmbim vlerash të përbashkëta historike, arsimore, kulturore, politike, shoqërore midis popujve. Në këtë moment solemn dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre për të arritur në këtë ngjarje të shënuar, në radhë të parë të falënderoj Këshillin Bashkiak te Bagҫilarit, Ambasadën Turke dhe mbi të gjitha Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, i cili me interesimin dhe mbeshtetjen e tij mundesoi kete Akt-Marrëveshje Binjakëzimi shumë te rëndësishme. Por një falënderim të veçantë dua të bëj për kolegun dhe mikun tim të dashur z. Lokman Çagiriҫi, i cili së bashku me stafin e tij, ka mirepritur idenë e binjakëzimit , ka evidentuar fushat e bashkëpunimit, për shkëmbimin e ideve, të projekteve të përbashkëta, duke i bërë tashmë këto marrëdhënie realisht shumë të afërta dhe të prekshme midis dy qeverisjeve dhe bashkive tona. Duke përfunduar, ju siguroj se firma ime në kete marreveshje bashkepunimi e binjakëzimi,do të jetë një nga angazhimet e mia më të medha gjatë këtij mandati, që do të shoqërohet me përpjekjet e mia maksimale si dhe të gjithë stafit tim, për zbatimin e çuarjen së saj sa më përpara.
Këshilli i Bashkisë Skrapar nderoi Z.Lokam Çagirici me titullin “Nderi i Bashkisë Skrapar “me motivacion: “Për iniciativën e ndërmarrë për bashkëpunim në fusha të ndryshme me interes të përbashkët për qytetet dhe komunitetet tona”.
© Corovoda Online / Imazhet Facebook

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

DIMRI QË LAM PAS

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA