Qëndra Sportive pranë Kanioneve të Osumit. Nis Faza e parë e punimeve **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Qëndra Sportive pranë Kanioneve të Osumit. Nis Faza e parë e punimeve

Fatjon Kaloci
6.2.16
Më herët përmes një postimi në një rrjet social, u bë e ditur se Fondi Shqipëtar i Zhvillimit dhe Federata Shqiptare e Rafting , lidhën Marrëveshjen e Investimit me qëllim ndërtimin dhe zhvillimin e fazës së parë të qendrës sportive që do të mbaj emrin "Albanian Adventure Resort", pranë kanioneve të Osumit, në Skrapar. Kjo marrëveshje konsiderohet si kontributi i parë financiar për projektin i cili do të sjellë një turizëm më të kornizuar veçanërisht për ata të cilët preferojnë Rafting në mes të Ujërave të Kanionit të Osumit. "Albanian Adventure Resort" vjen si një kooperim mes Federatës Shqipëtare të Rafting dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Në thelb synohet krijimi i një modeli unik për edukimin e të rinjve, formimin profesional në fushën e turizmit, zhvillimin rural dhe rritjes së standardeve të zhvillimit të sporteve në natyrë.
© Corovoda Online / Imazhi Facebook