Bakllava - Në Kuzhinë me Luljetën... **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Bakllava - Në Kuzhinë me Luljetën...

Fatjon Kaloci
8.7.16
Përbërësit:
Miell (1 kilogram )
Vezë ( 7 kokrra )
Gjalp ( 700 gram )
Arra të qeruara ( 700 gram ) të thërrmuara
Kos ( 1 gotë uji )
Vaj ( 1 gotë uji ) gjelle ose misri
Niseshte ( 600-700 gram )
Sheqer ( 2 kilogram )
Ujë ( 1 litër )
Limon ( gjysmë kokrre)
Përgatitja:
Hedhim miellin në tepsi, dhe hapim një gropë në mes ku hedhim me radhë të gjithë përbërësit (vezët, kosin, vajin) e zëmë brumin dhe e lëmë të pushoj për 30 minuta në një ambjent të ngrohtë. Në një tigan fillojmë të shkrijmë gjalpin. Pasi kaluan 30 minutata, e ndajmë brumin në 6 pjesë dhe çdo pjesë e ndajmë në 10 kulaçka të vogla pra do na bëhen gjithësej 60 kulaçka të vegjël. Secilin nga ata fillojmë e tërhollim në fillim 1 nga 1 të hapura sa pëllëmba e dorës dhe pastaj të gjitha së bashku, shtrojmë petën e parë e spërkasim me gjalpin e shkrirë, pastaj petën e dytë, dhe pastaj arrat, domethëne në çdo dy petë hedhim arrat, hapim dhe dy shtresa petash të tjera hedhim arrat dhe kështu deri në fund. E presim në formën që dëshirojmë, dhe hedhim gjithë gjalpin e shkrirë përsipër...
E pjekim në furrë në 200 gradë vetëm për 10 minuta dhe pastaj e ulim temperaturën në 130-140 gradë për 3 - 4 orë.
Bëjmë sherbetin sa të bëhet sumbull duke përdorur sheqerin dhe ujin dhe kur bëhet i trashë shtrydhim gjysmën e limonit, që të mos na sheqeroset, dhe e hedhim të ngrohtë pasi bakllavaja të jetë ftohur më parë...
Ju bëftë mirë!


Corovoda Online / Luljeta Myzyri