Byrek me Kungull - Në Kuzhinë me Luljetën... **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Byrek me Kungull - Në Kuzhinë me Luljetën...

Fatjon Kaloci
8.7.16
Përbërësit:
Kungull i freskët ( 1 mesatar)
Qumësht ( 2 deri në 3 gota )
Vezë ( 2 kokrra )
Gjalp ( 3 lugë gjelle )
Ujë i vakët, Kripë

Përgatitja:
Në fillim zëmë brumin me miell, kripë, ujë të vakët dhe 1 kokërr vezë. Fillojmë hapim petët dhe në pamundësi për t'i pjekur, i thajmë pak.
Grijmë kungullin në rende dhe e përzjejmë masën e grirë të kungullit me qumështin, vezët dhe gjalpin. I  hedhim pak kripë.
Shtrojmë petët një e nga një në tepsi, duke i spërkatur me shumë pak vaj dhe pas petës së tretë hedhim shtresë me kungullin e grirë dhe kështu me radhë derisa të mbarohen të gjitha petët. (ky veprim bëhet në çdo tre petë). Petën e sipërme, e mbulojmë komplet me gjellen (pra masën e grirë të kungullit) , që të mos thahet, dhe të dali kjo pamje fantastike....
E pjekin në furrë në 200 gradë.
Ju bëftë mirë!

Corovoda Online / Luljeta Myzyri