Çorovodë - Aktiviteti i 28 korrikut 2016 mbi Figurën e Dervish Iljazit - Axhenda **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Çorovodë - Aktiviteti i 28 korrikut 2016 mbi Figurën e Dervish Iljazit - Axhenda

Fatjon Kaloci
23.7.16
Më herët, është publikuar e plotë axhendae pasdites së 28 Korrikut 2016 në një aktivitet që pritet të mbahet në Çorovodë, në mjediset e sallës së Kinemasë së qytetit "Tefik Lapani". Në pjesën e parë të ditës, në Kulmak, do të inagurohet memoriali kushtuar Dervish Iljaz Qafokut në 100 vjetorin e ngritjes së objektit kult bektashi në Kulmak. Aktivitetet do të spostohen në Çorovodë pasdite ku do të mbahet një konferencë shkencore nën këtë axhendë që Corovoda Online publikon:

Data 28 Korrik 2016 - Ora 18:00 - Nis Konferenca Shkencore për figurën e Dervish Iljaz Qafoku

18.00 – 18.50 - Fjalët e Rastit / Përshëndetjet

1. z. Nesim Spahiu – Kryetar i Bashkisë së Skraparit
2. -  Haxhi Dede Edmond Brahimaj – Kryegjysh Botëror i Bektashinjve
3. z. Ilir Meta – Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
4. z. Fadil Nasufi – Prefekt i Qarkut të Beratit
5. z. Isuf Salkurti – Myfti i Komunitetit Mysliman të Skraparit
6. -  Përfaqësues i Komunitetit Orthodhoks të Beratit
7. z. Zalo Qato – Sekretar i Gjyshatës Bektashiane Skrapar

18:50 – 19.40 - Kumtesa

1. nga: Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryegjysh Botëror i Bektashinjve: Mistika e Dervish Iljazit
2. nga: Prof. Dr. Ferit Duka: Skrapari në fillimet e erës osmane (shek. XV-XVI)
3. nga: Prof. Bardhosh Gaçe: Tomorri një qendër e bekuar e pelegrinazhit bektashian
4. nga: Prof. Ermal Baze: Veprimtaria ndërtonjëse e Dervish Iljazit
5. nga: Prof.Dr. Valentina Duka: Komuniteti bektashian shqiptar në vitet ’20-’30 të shek. XX. Baza ligjore e organizimit dhe funksionimit të tij
6. nga: Nuri Çuni: Dervish Iljazi për arsimin dhe çështjen kombëtare
7. nga: Enver Kushi: Shtypi i kohës për Dervish Iljazin
8. nga: Gjergj Qafoku: Dervish Iljazi në të thënat e popullit


Corovoda Online / Imazhi me karakter ilustues Pamje nga Corovoda