Dervish Iljazi: Busti do të ngrihet në 28 Korrik 2016. Aktivitet në Kulmak, Skrapar. Ja disa ndër detajet **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Dervish Iljazi: Busti do të ngrihet në 28 Korrik 2016. Aktivitet në Kulmak, Skrapar. Ja disa ndër detajet

Fatjon Kaloci
14.7.16
"Më i miri i njerëzisë është ai që i bën më tepër mirësi njerëzimit" kjo thënie e Dervish Iljaz Qafoku do të jetë e ngurtësuar në Teqenë Bektashi në Kulmak, Skrapar në një monument - bust i cili pritet të vendoset gjatë muajt korrik. Sipas Burimeve të Corovoda Online në 28 Korrik 2016 një aktivitet do të mbahet fillimisht në Kulmak Skrapar ku do të vendoset zyrtarisht busti i kushtuar Dervish Iljaz Qafoku. Ky vit përkon me 100 vjetorin e krijimit të teqesë njëherësh pak ditë më parë ( sikundër na keni ndjekur në postimet tona ) mori titullin e lartë mga Presidenca e Shqipërisë "Nderi i Kombit". Aktiviteti do pasoj në orët e pasdites  me një organizim më të gjerë, mbi rolin, figurën dhe kontributin e Dervish Iljazit në një seri kumtesash.
Ditëve pas eventit Corovoda Online do të jetë shkrime më të gjera. Na ndiqni!
Corovoda Online