I Dashur Trishtim... - Veprore Xhaja **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

I Dashur Trishtim... - Veprore Xhaja

Fatjon Kaloci
9.7.16
I Dashur Trishtim...!
Asgjë të përbashkët nuk kam me Ty!
Dëshiroj "të mbledhësh mendjen" dhe të mos më afrohesh më..!
Kam patur të drejtë, që nuk kam ndaluar kur më ke prerë rrugën disa herë. Këtë e kam bërë, sepse kam qënë e lodhur dhe se nuk kam dashur të të ngatërroj Ty me hallet e mia..! Por ti... nuk e ke kuptuar këtë dhe më kërkon prapë dhe unë prapë e prapë nuk do të qëndroj! Të të them një të vërtetë…? A po më dëgjon…?
Sa herë qëndroj afër teje, unë dukem e shëmtuar dhe as nëna nuk më njeh… Ndaj, nuk të kam qejf fare që të më afrohesh...!
Tani unë e kuptoj, kur ti kërkon të afrohesh, ndërroj rrugë… Kur të shoh se kalon anash meje, unë buzëqesh, se kështu më ka thënë nëna ime. Madje një të fshehtë dua të t'a them ty... edhe pse nuk të dua…
Nëna më ka thënë, se kur kam dalë në jetë, nuk kam qarë… por kam qeshur…!
Këtë nuk di t'a shpjegoj as tani ... Ndoshta... kështu ishte. Duhet të qeshja, sepse erdha në një botë qesharake, ku njeriu duhet të qesh dhe kur ka dëshirë të qaj... Duhet të hajë edhe kur nuk ka uri... Duhet të dojë edhe kur nuk e duan, duhet të mbyllë sytë edhe kur ka nevojë të shoh... ndoshta...  Ndoshta duhet të qaja. Kështu do të isha si gjithë të tjerët... Por... Nuk di ç`të them!?
M'a bëj një nder, qëndro larg meje! Këtë t'a kërkoj me lutje.... sepse nuk kemi asgjë të përbashkët ...!


Corovoda Online / Veprore Xhaja