Koordinata X: 15 shtator 1963 - Enver Hoxha në ditarin e tij për përshtypjet në Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: 15 shtator 1963 - Enver Hoxha në ditarin e tij për përshtypjet në Skrapar

Fatjon Kaloci
15.7.16
Rruga është shumë e keqe, ndërsa vendi po vend shqiponjash. Kështu nis në mes faqen numër 256 të librit me titull Ditari nga Enver Hoxha të vetflas për përshtypjen e vizitës në Skrapar në 15 Shtator 1963 me rastin e festës së Çlirimit të Skraparit ndonse në brendi edhe ish-diktatori e cilëson se kjo vizitë bëhej 10 ditë me vonesë nga festa. Koordinata X dhe Corovoda Online përpiqen të zbresin lexuesin në kohë në vitet e komunizmit në Shqipëri. Në vijim postojmë të plotë ( të ri-redaktuar prej nesh ) shkrimin pjesë e këtij libri ku flitet për vizitën në Skrapar. 

U nisëm pasdreke me shokun Kahreman Ylli për në Çorovodë.
Rruga është shumë e keqe, ndërsa vendi po vend shqiponjash. Bujqësia në lugina gjatë rrugës dukej jo keq.

Dita e festës.

Këtë vit skraparllinjtë po e festojnë përvjetorin e çlirimit të Çorovodës me 10 ditë vonesë.
U zgjova që pa gdhirë dhe shikoja nga ballkoni gërxhet heroike të Skraparit. Nga këto gërxhe, prej të cilave dikur partizanët zbrisnin të vrenjtur e me pushkë në dorë, sot zbresin të gëzuar karvane-karvane malësorët, burra, gra e të rinj të veshur si për festë dhe me ushqime në duar. Populli i madh është grurnbulluar poshtë, nën plepa buzë Osurnit, njerëzit po këndojnë e po kërcejnë. Afër parkut ngrihet obelisku i bukur me gur të bardhë për kujtim të dëshmorëve. Në kodrën mbi park janë varrezat, ku qetësohen përgjithmonë dëshmorët heroikë partizanë.

Në mitingun e madh që ishte organizuar mbajta një fjalim. Pasi i urova e i përshëndeta të pranishmit dhe gjithë popullin e Skraparit për këtë festë, fola për historinë e luftërave të gjata të popullit të kësaj krahine për liri, për pjesëmarrjen e tij të gjerë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirirntare, për probleme të zhvillimit e të përparimit politik, ekonomik e shoqëror të rrethit. Fola pastaj edhe për luftën e Partisë sonë për demaskimin e tradhtarëve të marksizëm-leninizmit, grupit të Hrushovit, të këtij agjenti e bashkëpunëtori të imperializmit amerikan si dhe për disa probleme të gjendjes ndërkombëtare.

Gjatë gjithë kohës së festës binte në sy entuziazmi i madh, dashuria dhe besnikëria e papërshkruar e popullit për Partinë. Patriotë, oficerë, të rinj e pleq, mbushur gjoksin me dekorata, kishin ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë.

Në Skrapar kam personalisht kujtime të paharruara nga koha e luftës. Pas mitingut vendosëm kurora në varrezat e dëshmorëve, vizituam fermën dhe pasdreke u nisëm për në Berat e në Qytetin Stalin.
Gjatë rrugës vizitova kantierin e Poliçanit dhe bisedova me inxhinierët.
Punët ecin, po edhe vështirësi kishin me transportimin e tullave dhe të lëndës së drurit.
Do të marrim masa për ta lehtësuar punën.
Përfundon ky përshkrim nga kujtimet e vetë tij përfshirë në librin e asaj kohe që mbante titullin "Ditari" foto kopertina e së cilit është imazh bashkëshoqërues.
Corovoda Online