Koordinata X: Linguistët - Thënia në Mozaikun e Mesaplikut përdoret edhe sot në Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Linguistët - Thënia në Mozaikun e Mesaplikut përdoret edhe sot në Skrapar

Fatjon Kaloci
15.7.16
Corovoda Online sqaron fillimisht se në këtë postim përdoret presupozim mbi mundësi fakti. Jemi në koordinata X dhe imazhi që i bashkëngjitet këtij postimi i referohet Mozaikut të Mesaplikut pranë fshatit me të njëjtin emër në afërsi të Vlorës. Mozaiku me përmasat 230 me 349 centimetra besohet se daton në shekullin V - VI pas krishtit. Ajo që ka të veçantë dhe misterioze ky mozaik është mbishkrimi. Në përshtypjen e parë të lihet përshtypja se kemi përdorim të gërmave greke. Në fakt me përjashtim të gërmës Π që është greke, për shekujt që flasim çudia qëndron se gërmat e tjera janë të alfabetit latin, pra përveç Π gërmat e tjera nuk janë greke. Mozaiku në imazh shfaq kokën e një burri në profil, që mban një kapel me majë. Në fund të flokëve dallohen të kapura dy shirita. Në Antikitet një kapelë e tillë mbahej nga profesorët apo filozofët e ndritur. Në bazën e mozaikut shfaqen figura peshku dhe kupa me fruta. Por vëmendja shkon direkt tek gërmat:   " A ΠAK KE T’AÇ "Ritheksojmë se me përjashtim të Π për shekullin e V - VI pas krishtit të gjitha gërmat e tjera janë latine. Studiues dhe linguistë të ndryshëm japin shpjegime të ndryshme.
Por sipas Moikom Zeqo, ky mozaik është dëshmi e fundit të epokës së ilirëve dhe fillimit të epokës së shqiptarëve.
Profesori i njohur në Shqipëri thotë se: "Mozaiku i shekullit të V pas krishtit jep në profil kokën e një burri të ri, që mban një kapele me majë të njohur si Hermes; dhe shënimi APARKEAS është emri tjetër i perëndisë Abraxas që ashurohej nga monoteistët dhe heretikët i famshëm dhe i njohur për faktin se i bënte konkurrencë Kristianizmit. Ky është një mozaik shumë i rrallë edhe në nivelin europian. Ky mozaik mbyll epokën e historisë për ilirët dhe hap epokën e historisë për shqiptarët. Sipas Moikom Zeqo mbishkrimi në mozaik është qartësisht nga greqishtja antike.

Por disa studiues të tjerë, mendojnë se mbishkrimi është në gjuhën shqip.

Sipas profesorit Arben Llalla mbishkrimi në mozaik është shqip ( shek V-VI) për këto arsye:

ARSYEJA 1. A PAR KE AÇ - sipas arbëreshëve ka një thënie  “Ha për drekë, po lë për darkë” Kjo është një shprehje mjaft e ngjashme me shprehjen që përdoret në Skrapar "Ha sot por mejto për nesër" ( A PAR KE AÇ) jo rastësisht ky mozaik është gjetur në jug të Shqipërisë ku shprehja e mozaikut i ngjan fjalës HA PAK QË TË KESH - A PAR KE AÇ

ARSYEJA 2. Të gjitha gërmat janë latine me përjashtim të
Π   në rreshtin e dytë. Po në këtë rresht - sipas tij - gërma e tretë është RR duke ju referuar librit me titull "Shënime mbi shkrimin pellazg" të studiuesit gjerman J.G. Von Hahn

- ARSYEJA 3. Teoria e profesor Zeqos bie poshtë tek gërma e fundit Ç që sipas Zeqo është S. Në greqisht gërma S shkruhet 
Σ  ndërsa shqiptimi Ç shkruhet TΣ.

- ARSYEJA 4. Nëse sipas Zeqo fjala në mbishkrim është
Abraxas sipas ortografisë po të jetë një fjalë e vetme nuk shkruhet e ndarë dhe me rendin nga lart poshtë Ç'ka do të thotë se nuk bëhet fjalë për një fjalë të vetme, por për katër fjalë të ndryshme.

- ARSYEJA 5. Përderisa në mozaik ka figura peshqish dhe frutash, dhe koka në profil është e kthyer ndaj tyre, kuptohet se thënia ka të bëj me ushqimin.

Edhe sipas studiouesi grek me origjinë shqiptare Nikos Stylos si edhe ekspertit Ilir Mati nuk ka asnjë dyshim që shkrimi është shqip dhe do të thotë Ha Pak, Që të Kesh.
 
Corovoda Online