• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Koordinata X: Shkrimi flet për karakteristikat e temperamentit të Skraparasve

Një shkrim i shkurtër (pa burim nga se është nisur apo bazuar - referenca në fund të postimit) ka bërë një përmbledhje të karakteristikave të temperamentit të skraparasve. Shkrimi i marrë në një rrjet social, liston disa ndër elementët sipas të cilit përfaqësojnë në përgjithësi banorët e Skraparit. Publikojmë më poshtë listën opinionale të këtyre qëndrimeve:
Temperamenti i Skraparasve
1. Skraparasit janë trima, kurajozë, guximtarë.
2. Skraparasit kanë mprehtësi natyrale dhe talent por janë njëkohësisht edhe dembelë.
3. Skraparasit në dukje janë tolerantë, të matur por kanë momente shpërthimi.
4. Skraparasit janë tepër të kujdesshëm kur flasin në prani të femrave, por jo të tillë kur janë në ambjente mashkullore.
5. Skraparasit janë shumë krenar por shpesh kapadainj.
6. Skraparasit janë më shumë sesa duhet mikpritës, bujarë, të përzemërt, humanë, të afërt.
7. Skraparasit konsiderohen shumë kuriozë për të ditur gjithçka.
8. Skraparasit më shumë vlerësojnë tolerancën sesa korrektësinë.
9. Skraparasit kanë natyrë euforike që e tregojnë në çdo rast entuziazmin, krenarinë dhe nxitimin.
10. Skraparasit nuk janë abuzues me besimin e tjetrit.
11. Skraparasit janë më tepër fanatikë ndaj diçkaje sesa besnikë.
12. Skraparasit nuk janë hipokritë, në kontaktin e parë me ta shfaqen komplomentarë, duargjerë, me lëvdata.
13. Skraparasit janë shumë nostalgjikë por shpesh edhe utopistë.


Corovoda Online / Materiali i është referuar një botimi të vitit 2012 "Skrapari - Visore dhe Visare" me autor Z.Plaku Shtëpia Botuese "Jonalda"

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

NËN AXHENDË

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA