Koordinata X: Vitet 1500 rreth Osumit. Ja cilat ishin fshatrat me dendurinë më të madhe. **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Vitet 1500 rreth Osumit. Ja cilat ishin fshatrat me dendurinë më të madhe.

Fatjon Kaloci
6.7.16
Në muajin Maj 1975 në një studim nga Instituti i Historisë dhe i Akademisë së Shkencave  u dhanë disa të dhëna mbi kërkimet e kryera gjatë luginës së mesme të lumit Osum, në të dyja anët e tij. Corovoda Online po i referohet një materiali që kemi në dorë, ku u referua ky studim i cili u bazua kryesisht në fshatrat Therepel, Munushtir, Slatinjë, Liqedh, Grepckë, Kakrukë, Zogas, Kalanjas dhe Dhores.
Të dhënat arkeologjike dëshmojnë për popullsinë e dendur të luginës së Osumit që në kohët e para historike. Gjurmimet e vendbanimeve i përkasin periudhës antike, kur kjo zonë përfshihej në trevën e fisit ilir të Desaretëve si edhe periudhës mesjetare paraturke.
Në bazë të materialeve dokumentare të shfletuara doli në pah se gjashtë nga fshatrat e mësipërm ekzistonin që në vitin 1553 dhe konkretisht Munushtiri, Kakruka, Therepeli, Dhoresi, Grepcka dhe Kalanjasi ndërsa tre fshatrat e tjerë u populluan njëri pas tjetrit deri përpara vitit 1583. Njëqind vite më vonë, nga dokumentet e vitit 1643 del se këto fshatra ishin populluar nga banorë të paktë kjo edhe për shkak të valës së pushtimit osman gjatë shekullit XV. Madje deri 5 shekuj më pas deri në 1927 popullsia e këtyre fshatrave ishte nën 1000 frymë (në këtë kontekst frymë = banorë). Arsyet që mori ky studim si faktoriale të mundshme të asaj se përse me kalimin e viteve popullsia ne këto fshatra nuk i kalonte 1 000 frymë, sipas studiusve shqiptare u lidh me rregjimin feudal tepër të ashpër që me masat e dhunshme shpesh detyronte individë, familje, grupe apo fise të braktisnin vendlindjen e tyre.

Corovoda Online / A.Shahu 1978