Më duhesh sonte - Gramoz Diko **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Më duhesh sonte - Gramoz Diko

Fatjon Kaloci
9.7.16
Më duhesh sonte.

Më duhesh sonte, vërtet më duhesh,
një natë të çmendur të rrokullis yjet.

Të përvëloj puthjet, e të shtoj' zemrën,
të ''fik'' botën, e të ''ndez'' Hënën.

Të nginj afshe, e të ndez' gjakun,
të shijoj' bollëkun e të kem' uri.

Mos kem' kohë të të them Të Dua,
Por në flak' në mos digjem,
mes zjarrit përpirë.
Veç sonte eja se do ''shkul'' Diellin.

...Do dalë e të presë në ballkonin e Hënës.
Lëndinat të t'i zhvesh, sic zhvishet e virgjëra.

Askush nuk na sheh, se botën e fika.


Corovoda Online / Gramoz Diko