Një Jetë me Dashuri - Tomorr Celibashi

Një jetë me dashuri.

Si rendin vitet rëndë-rëndë...
Dhe unë me brezin tim u moshova.
Thonë se, kur plakesh, të bien pendët,
Po unë prapë sot po dashuroj siç dashurova!

Unë dashuroj sot përsëri!
Sa të më rrahë zemra do ta dua.
Dhe jetën dhe gruan, si i ri,
Se shpirti nuk më vyshket mua!

Më njohin mirë miqtë e mi...
Pasi të kem ikur nga kjo botë,
Do thonë se vdiq me shpirt të ri,
I ri dhe jo si qaraman me lotë.

Që kurrë në jetë nuk psherëtiu,
Se zemrën nuk e mata me fizikun,
Çelik ma bëri dashuria
Për gruan dhe fëmijët, për shokun dhe për mikun!

Corovoda Online / Tomorr Celibashi

Share this:

 
Copyright © Corovoda OnLine. Designed by OddThemes