BREAKING NEWS

The life of a child soldier in Congo

Përshesh me kulaç dhe me pulë fshati - Në Kuzhinë me Luljetën...

Posted on Friday, July 08, 2016 and filed under , . You can follow any responses to this entry through theRSS 2.0 . You can leave a response or trackback to this entry from your site

Përbërësit:
Pulë fshati

Për përgatitjen e kulaçit nevojiten:
Miell Gruri ( 1 kilogram )
Ujë,
Sodë Buke
Kripë,
Ajkë Kosi

Për përgatitjen e lëngut nevojiten:
Qepë ( 2 deri në 3 kokrra)
Zimbricë ose nenexhik (menderz) (të thatë / të njomë)

Përgatitja:
E zëmë brumin me miell, ujë, sodë, kripë dhe ajkë kosi. E punojmë mirë me duar dhe e vendosim në një tavë të pudrosur me miell.
E pjekim në 180-200 grad për 30 minuta.
Ndërkohë vendosim dhe pulën për të zier me ujë, kripë dhe pak vaj, kur të jetë gati, pra të ketë zier, heqim thelat e pulës, dhe tek lëngu hedhim qepën të cilën e kemi skuqur lehtë në tigan sa të marr ngjyrë floriri, jo të digjet, po këtu (në lëng) hedhim dhe zimbricën nëse e kemi të freskët...
Pasi kulaci është bërë, fillojme me persheshin duke thermuar në fillim kulaçin, i hedhim zimbricën nenexhikun e thatë, dhe pastaj lëngun e pulës, duke mos lënë përsheshin të thahet, e mbulojmë me kapak, dhe e shërbejmë të ngrohtë...
Ju bëftë mirë!


Corovoda Online / Luljeta Myzyri

0 Responses for “ Përshesh me kulaç dhe me pulë fshati - Në Kuzhinë me Luljetën...”

Leave a Reply

Recently Commented

Recent Entries

Photo Gallery

Footer Social