BREAKING NEWS

The life of a child soldier in Congo

Rekuiem për orën Gjashtë - Xhevahir Spahiu

Posted on Saturday, July 09, 2016 and filed under , . You can follow any responses to this entry through theRSS 2.0 . You can leave a response or trackback to this entry from your site

Rekuiem për Orën 6.

Ora 6.
Akrepat si dy krahë të hapur po presin.
Ti s'po vjen.
S'po vjen as në 6 e një minutë.
Në 6 e dy minuta vetmia ish me mua.
Unë isha me vetminë, në 6 e tre minuta.
Në 6 e katër bota ishte po ajo.
6 e pesa, i ngjante 6 e gjashtës si dy pika uji.
Ti s'po vjen.
S'po vjen.
S'vjen.
Në 6 e pesëmbëdhjetë hodha sytë si dy vetëtima në fushën e orës së qytetit.
Akrepat u thyen si dy krahët e një zogu që s'ekziston.
Unë mora pikëllimin për dore dhe ika.

Corovoda Online / Xhevahir Spahiu

0 Responses for “ Rekuiem për orën Gjashtë - Xhevahir Spahiu”

Leave a Reply

Recently Commented

Recent Entries

Photo Gallery

Footer Social