Skrapar: Mbi 70 biznese të vogla "ndëshkohen" çuditshëm nga Tatimet Gjobat 10 000 lek **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar: Mbi 70 biznese të vogla "ndëshkohen" çuditshëm nga Tatimet Gjobat 10 000 lek

Fatjon Kaloci
1.7.16
Pas aksionit ndaj informalitetit në biznes të fillim vjeshtës së vitit që shkoi 2015, bizneset e vogla që u rregjistruan në QKR janë ndëshkuar automatikisht nga sistemi i tatimeve. Nuk ka një shifër të saktë por sipas Corovoda Online për Skraparin të paktën (minimalisht) 70 subjekte mund të jenë ndëshkuar "çuditërisht nga sistemi elektronik" me penalitetin 10 000 lek për mosdeklarim të formularit E27 të punonjësve. Pikëpyetje lindin me këtë element sidomos për arsyen se përse ky penalitet vjen në Qershor 2016 kur Tremujori i fundit i 2015 i mbyllur deri në 20 janar 2016 nga këto biznese nuk kishte të pasqyruar penalitetin në fjalë. Sipas Ministrit të Financave A.Ahmetaj në një dalje publike në mediat kombëtare, lidhur me shqetësimet do ti kërkohet parlamentit Anulimi i këtyre gjobave, por kjo do të jetë hera e fundit që Ministria do të ndërmarri këtë masë. Flitet në fakt vetëm për bizneset me 1 person administrator dhe njeheresh që është edhe punonjës. Më herët Automatikisht kur dikush rregjistrohej në QKR në mënyrë automatike vijonin Urdhërpagesat për Sigurimet e çdo mbajtësi NIPT (Numri Identifikimi Personal Tregëtar). Në rastet e Bizneseve të Vogla me 1 Administrator njeheresh edhe punonjës Plotësimi i Formularit E25 dhe E27 duheshin bërë që ditën e parë kur hapej NIPT në QKR. Por Neni 59 i ligjit për QKR thotë se kur ndodh rregjistrimi në QKR ku rregjistrim përbën edhe njëherësh rregjistrimin pranë administratës tatimore, si për sigurimin shoqëror e shëndetësor ashtu edhe për Inspektoriatin e Punës. Gjithësesi momentalisht kur po afron data e mbylljes së detyrimeve me afat 19 korrik 2016 (pasi data 20 është përfundimtarja) ende pritet vendimi i faljes së gjobave dhe mënyrës sesi do veprohet me Formularin e deklarimit të Punësimit.
© Corovoda online