Skrapar - Therepel: Besimtarët bektashi festojnë. Festa në Teqenë e Baba Belulit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar - Therepel: Besimtarët bektashi festojnë. Festa në Teqenë e Baba Belulit

Fatjon Kaloci
7.7.16
Besimtarët bektashi mesditën e kësaj të enjte 7 korrik 2016 ishin të shumtë edhe këtë vit në aktivitetin e përvitshëm të këtij besimi, që mbahet në Teqenë e Baba Belulit. Festa Bektashi në Therepel edhe këtë vit u nderua me praninë e kreut të besimit bektashi në Shqipëri Baba Mondi si edhe përfaqësues nga institucione të ndryshme. Në Skrapar Besimi Bektashi dominon ndaj besimeve të tjera por harmonia fetare është një ndër karkateristikat më të denja mes banorëve.
Por Njihemi pak me figurën e Baba Belulit.
Baba Beluli, lindi në fshatin Therepel të rrethit të Skraparit në vitin 1801. Pasi fëmijërisë, shkoi në Turqi ku edhe u arsimua në shkollën fetare. Fillimisht, nisi të punoj në Teqenë e Haxhi Bektashiy në Turqi. Rreth vitit 1830 ai u bë një nga shenjtorët më të flaktë të Bektashizmës dhe gjatë këtij viti u kthye nga Turqia në vendlindjen e tij Therepel ku ngriti edhe një teqe. Shumë shpejt, kjo teqe do të merrte lutjet e mijëra banorëve jo vetëm të Therepelit por edhe të zonave pranë. Rreth vitit 1873 objekti fillestar i Teqesë së Baba Belulit u zgjerua me më shumë hapësira. Baba Beluli jetoi 110 vite. Në materiale të ndryshme lokale, gjejmë vargje të ndryshme kushtuar figurës së Baba Belulit.

Ç’na ka mbirë një lule behari
O Baba Beluli, o lule behari
I ngrite teqetë nga hije Beratit
O Baba Beluli, o lule behari
Nga hije Beratit ne fund të Skraparit
O Baba Beluli, o lule behari
Lart në Therepel ne krye të fshatit
O Baba Beluli, o lule behari
Baba seç ke dalë dhe më rri te guri
O kurban Baba , o Baba Beluli
Apo sa lezet që të kishte nuri
O kurban Baba , o Baba Beluli
apo edhe vargje të tjera si:
O teqe e bektashisë , o trendafil me fletë
O faltore e njerëzisë ku gjithë njerëzit marin pjesë
Shenjë e Muhamet Aliut lule gonxhe manushaqe
O faltore e njerëzise që gjithë botën e kënaqe.

Corovoda Online