Tech: Corovoda në aplikacionin Android me lojën Virtuale Ja si quhet aplikacioni **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Tech: Corovoda në aplikacionin Android me lojën Virtuale Ja si quhet aplikacioni

Fatjon Kaloci
23.7.16
Nga Play Store prej 3 ditësh një aplikacion i ri i një loje virtuale fton përdoruesit për të dalë nga shtëpia. Në 20 korrik 2016 një format universal në gjithë botën është i aksesueshëm edhe për ata që e shkarkojnë Aplikacionin në Shqipëri. Aplikacioni kërkon aktivizimin e vendndodhjes dhe përmes disa imazheve ju fton të ecni deri sa të arrini objektivat apo kapni objektet që ju japin energji. Një tregues busullor ju tregon sesa larg jeni nga objekti ku fshihet "thesari energjik". Corovoda Online ofron disa imazhe nga ky aplikacion ku përveç largësisë nga vendndodhja juaj reale ju jepen informacione të një loje reale. Aplikacioni quhet Ingress, dhe kur ju arrini në vendndodhje mund të grumbulloni pikët por edhe ti bëni një foto objektit ku ndodhen të fshehura keto pikë. Deri tani ky aplikacion është më i aksesueshëm nga Çorovoda, ndërsa suksesi i aplikacionit tjetër i prodhuar nga e njejta kompani Pokemon Go për Shqipërinë ende nuk është aktivizuar tërësisht.
Corovoda Online