• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Koordinata X: - Anglezja në 1930 në Pelegrinazhin në Tomorr. Çfarë kanë thënë studiuesit dhe vizitorët botërorë

Të ngacmuar nga disa reagimeve të lexuesve tanë që në një rast na cilësojnë si një ndër websitet lokale më të mira në Shqipëri, shpesh këto mesazhe shoqërohen edhe me faktin se mos po e mbivlerësojmë të djeshmen e Skraparit. Mbase mund të jemi subjektiv pasi tematika lokale e blogut tonë natyrisht që do të fokusohet tekajo çfarë mund të ofroj nga e djeshmja, e sotmja dhe pse jo e nesërmja për ato që konisderohen qytete të vogla ku hapësirat mediatike të mediave kombëtare duket sikur janë të pakta. Gjithësesi përpos kësaj që mund të themi ne, Koordinata X dhe Corovoda Online shkojnë në këtë postim mbi përshtypjet e lëna ndër vite të studiuesve dhe vizitorëve të huaj mbi Skraparin.

Evliha Çelebiu (1670) Gjeograf Turk


Në shënimet e udhëtarit dhe gjeografit turk Evliha Çelebiu flitet për Beratin, kalanë e çuditshme të Skraparit dhe për malin e rëndësishëm të Tomorrit.

Sipas tij mali është shumë i lartë e madhështor. Ka lloje bimësh, barëra mjekësore dhe drurë për qëllime kimike dhe industriale. Ai tregon se shumë të huaj, evropianë, dijetarë, mjekë e specialistë mbledhnin në bjeshkët e këtij mali bimë mjekësore, duke i mbartur mijëra barrë karvane kuajsh. Kafshët e insektet e këtij mali janë të shumëllojshme. Përshkruan në Berat kroin e Mimar Kasëmit nga Gramshi. Në këto çezma me çini persiane ngjyrë të kaltër, me shkronja të bardha ishte shkruar data e ndërtimit të tyre 1663, ku thotë: “Kasëm Agai, kryearkitekt, bëri këtë mirësi me qëllim që ta ketë zili kushdo që e sheh. Kalanë e Skraparit e quan “kështjella e çuditshme”. Ajo është në një kodër dominuese bërë nga romakët, me perimetrin 1000 hapa. Ka një hyrje, 45 shtëpi të mbuluara me tjegulla, xhamin e Bajazit Hanit. Është qyteti i Ibrahim Pashës. Administron 47 fshatra, ka Varoshin me 100 shtëpi të mbuluara me tjegulla. Klima është e mirë e me pemë frutore.

Eduard Liri ( 1848) Piktor Anglez  

Në ditarin e tij jep mbresa të vecanta për malin e Tomorrit. Ai shkruan: “Ishte e vështirë t‘i ktheje kësaj pamje malore të mrekullueshme, këtyre skutave e qosheve të kësaj bote të bukur, këtyre pamjeve të cilave asnjë shpirt piktori nuk lodhet kurrë”. 11 tetor 1848, në Kavajë - “fusha bëhej gjithnjë e më e bukur, ndërsa dielli po zhytej tej në horizont dhe monarku i madh, mali i Tomorrit, qe vrejtur mes madhështisë së kuqëreme”, Në muzg në fshtin Çermë : ... “S’kisha parë panoramë më të mrekullueshme se sa të asaj fushtire, ndërsa Tomorri madhështor zymtësohej, në fikatjen e dritës”.
Piktura “Mali i Tomorrit”, që e përfundoi më 1872, në bojera vaji, ishte një nga pesë pikturat më të mëdha (122 x 186) në vitin 1985, në ekspozitën retorespektive prej 600 krijimesh, hapur në Londër. Ajo është quajtur ndër dhjetë më të bukurat e ekspozitës, sot ndodhet në muzeun “British” të Londrës. Nga kjo tabllo e bukur poeti i shquar anglez Alfred Tenison krijoi një poezi dhe më vonë epitaf mbi varrin e Eduar Lirit: Tomorr e Athos, fron magjie,/ Vjen hije e largët gjer tek ne./ Një laps e një penel i bie,/ E ndjej si të isha atje...

Antonio Baldaçi (1892) Botanist Italian

Në vitin 1892 bëri një koleksion botanik nga krahina e Tomorrit. Në librin “Berati dhe Tomorri”, ai përshkruan Tomorrin, që ngrihet si një kolos në sfond dhe vështron prej mijëvjeçarëve atë fushë pjellore dhe të pasur. Mali perëndi mbizotëron nga një anë detin dhe nga tjetra brendësinë malore. Është krejt malor, thuajse i mbyllur dhe i shpërndarë në fshatrat e banuar nga malësorët të guximshëm, që njohin pushkën si hosteni. Baldaçi me imtësi në këtë libër përshkruan fshatrat rreth Tomorrit. Zakonet, traditat, kulturën popullore, bimësinë , kafshët e shpendët. Përshkruan bukur tufat e dhive të egra. Jep legjenda që qarkullojnë në popull.. Sipas tij, në aspektin fetar, popullsia është myslimane dhe kristiane, por shumica janë myslimanë. Ali Babai Shenjtë (Abaz Aliu) i varrosur mbi male kishte ardhur me një kalë me krahë nga anët e Përmetit dhe ruante e vigjilonte nga maja e Tomorrit fshatrat përreth. Rrufetë, shkreptimat, janë arma e dashur për Ali Babanë dhe kur ai u flet fshatarëve me rrufetë e bubullimat i gjithë mali mbështillet në rrebesh dhe ata duhet të merrnin armët kundër armikut. Njihen akoma disa gjurmë ku kali i tij me krahë prekte tokën, si ( dërrasa prej guri) e Kahjcës ( në kufirin Skrapar - Përmet), e Novaj dhe maja Abaz Aliut. Një variant tjetër i legjendës thotrë: se shënjtori kishte emrin Tomorr, nga mori edhe emrin mali. Ai është varrosur atje sipër dhe vendi i shenjtë është vendpritja e pelegrinëve, banorë të fshatrave dhe krahinave përreth. Nga 9 - 15 gusht çdo person sjell një qëngj, që flijohet ( kurban), lëkura i dhurohej babait, që bënte lutjet. 


Piero Ghiglione (1912) Inxhiner Italian 

Piero Ghiglione, së bashku me Nikola Ruso, studioi malet e Shqipërisë dhe këngët rapsodike shqiptare. Ai përshkruan Tomorrin, jep me kujdes rrugët e kalimit për në Tomorr nga disa drejtime: Kalimi Kapinovë, Bargullas, Novaj, Kulmak e në Cukën e Abaz Aliut; kalimi nga Gramshi duke kaluar nëpër Tomorricë, mund të bëhet ski nga krahu jugor e lindor i Tomorrit, por edhe në veri, sipër fshatit Dardhë. 

Margaret Hasluck (1930) Etnologe Angleze

Në vizitën e saj të parë në gusht të vitit 1930 ajo pa nga afër se si bëhej pelegrinazhi në malin e Tomorrit. Përshkrun Bargullasin, teqen e Kulmakut, përshtypjet që i bëri babai i teqesë Baba Ali Turabiu, veshjen dhe kulturën e gjerë të tij., përshkruan tyrben e Abaz Aliut.

Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

NËN AXHENDË

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA