Koordinata X: Cilat kanë qënë disa ndër Kalatë më Kryesore në Skrapar? **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Cilat kanë qënë disa ndër Kalatë më Kryesore në Skrapar?

Fatjon Kaloci
24.8.16
Në perëndim të qytetit të Çorovodës, në majën e një kodre që ende nga vëndasit quhet Kalaja... Kjo është vetëm një nga kalatë e zonës dhe Corovoda Online me rubrikën Koordinata X bën një kalim të shkurtër mbi disa informacione rreth tyre. Në një informacion të përgjithshëm do të shohim pak rreth tyre duke përzgjedhur disa prej tyre.

Kalaja e Skraparit.
Ndodhet në një lartësi në afro 890 metra mbi nivel deti. E quajtur ndryshe Kalaja e Gjenevizit, ajo përmendet në dokumentimet e para në vitin 1018. Ishte viti kur bizantinët mundën bullgarët. Një citim i dytë i referohet kronistit J.Kantakuzen i cili në 1336 thekson se kjo kala ra në dorë të arbëreshëve malësorë. Por një përshkrim më të gjerë e jep E.Çelebiu. Sipas Gjeografit Turk në 1670 kjo kala konsiderohej e çuditshme jo vetëm për nga vendndodhja por edhe për nga forma konike e majës ku ndodhej. Sipas tij, Kalaja e Skraparit ishte e ndërtuar nga romakët. Perimetri i saj ishte 1000 hapa, Kishte vetëm një hyrje dhe 45 shtëpi brenda saj, shtëpi të cilat ishin të mbuluara me tjegulla. Po sipas tij brenda saj ndodhej edhe Xhamia e Bajazi Hanit. Besohet se kjo kala  kishte një kullë vrojtimi si dhe muret e rrethimit të saj shkonin deri në 2 metra.

Kalaja e Bargullasit.
Shumica e mendimtarëve të arkeologjisë besojnë se kjo kala daton rreth shekullit të III-të përpara krishtit. Ajo ndodhet në pjesën veripërëndimore të fshatit që edhe ditëve të sotme mban të njëjtin emër Bargullas. Kodra në të cilën ajo ndodhet, në lartësinë e afro 810 metrave mbi nivel deti, mban emrin Bregu i Koronit. Besohet se ka patur dy kulla vrojtuese brenda saj. Sipërfaqja e saj shkonte në afro 600 metra katrorë dhe muri rrethues i saj shkonte në trashësinë e 1 metër. Rreth 700 metra larg saj janë gjetur gjurmë varrezash si edhe fragmente qeramike.

Kalaja e Qeshibesit.
Mes Miçan dhe Kreshovës (majave) në kodrën e quajtur Mërtir në lartësinë 1000 metra ndodhej kalaja e Qeshibesit. Datimi i saj edhe në këtë rast mendohet se i përket Shekullit III-të para krishtit. Kishte 2 kulla vrojtimi. Elementë kalldrëmesh, Harqesh, apo qeramika të ndryshme e bëjnë si një ndër zonat e pasura arkeologjike të zonës.

Kalaja e Prishtës.
Mendohet se daton rreth shekullit të IV-rtë para krishtit. Lokalizohet në fshatin që mban të njëjtin emër edhe sot, Prishtë të Skraparit. Muret rrethuese kanë një trashësi prej më shumë se 2 metra në pjesën më të madhe. Për nga ndërtimi, kalaja besohet se ka patur një rol të mirëfilltë ushtarak. Konsiderohet si një nga kalatë më të mëdhaja. Kjo kala besohet se ka patur tre kulla vrojtimi. Zbulimet kanë treguar gjetjen e fragmente të shumta qeramike.

Kalaja e Tërrovës.

Me një sipërfaqe prej afro 400 metra katror dhe e njohur ndryshe si Qytezëza datimi i saj mund të jetë rreth shekullit IV - II para krishtit. Pozicioni i vendndodhjes së saj, mbi një kodër me lartësi 100 metër konsiderohet strategjik e ndodhur mes rrugëve të luginës së Tomorricës. E veçantë mbetet se blloqet e murit janë të lidhura me ganxha të hekurta.

Kalaja e Potomit (Gorë).
Ndërtimi i kësaj kalaje mendohet se i përket shekullit të III para krishtit. Lokalizohet pranë fshatit Potom në një kodër me lartësi 1400 metra.

Kalaja e Lavdarit.
Kjo lokalizohet pranë Kodrës së Shkëmbit në fshatin Lavdar të Skraparit. Gjetjet arkeologjike kryesisht kanë dhënë fragmente qeramike, vegla pune etj... që tregojnë sesi vendbanim kjo kala ka qënë vendbanim i hershëm

Kalaja e Gradecit.
Ndodhet në fshatin Gradec, dhe ka një sipërfaqe prej 10000 metrash. Nga gjetjet e qeramikave, amorfave dhe enëve mendohet se datimi i saj shkon në shekullin e III-të para krishtit.

Corovoda Online