Koordinata X: Dodona, Bibla, Arka e Noes dhe Pasardhësit Misteri Vazhdon **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Dodona, Bibla, Arka e Noes dhe Pasardhësit Misteri Vazhdon

Fatjon Kaloci
15.8.16
Koordinata X ndalet në këtë postim në një hulumtim të bërë Biblës, dhe rrjedhës së jetës. Do të shohim me interes se ku ndalon ky hulumtim në Shqipërinë e së djeshmes.
Në Bibël përshkruhen detajet e besimit duke nisur që nga krijimi dhe ndalesa të shumta forcojnë besimin në zot në kohë dhe periudha të ndryshme. Nga Eva dhe Adami dhe një rrjedhe jete ajo që kuptohet deri diku është se pas "Mekatit Fillestar" njerëzimi filloi të marrë mëkate dhe gabime.  Por përtej besimit dhe forcës së tij në zot, pikëpyetja e parë madhore na lind në momentin e asaj të Quajtur Arka e Noes. Edhe këtu arrijmë të vetkuptojmë "mosdëgjesat" dhe dalja nga besimi e njërëzve do të përballeshin me atë që mund ta konsiderojmë "Përmbytja e madhe". Noe një besimtar i devotshëm dëgjoi zërin e shenjtë. Në materiale në bibël mbi këtë thuhet se në arkën e krijuar prej tij (i sinjalizuar nga zëri i Krijuesit) hynë në cifte femër mashkull të gjitha kafshët e mira. Por hamendësimi i parë shkon tek fakti Se Sa Banorë Mund të ketë patur Toka në këtë moment?. Një përgjigje vjen e hamendësuar. Kështu nga Adami tek Noe kanë ekzistuar 10 breza. Popullimi i saj nuk mund të dihet saktësisht por duke hamendësuar maksimalisht që çdo çift të lindte nga 5 deri në 10 fëmijë supozimi shkon në shifrën 5 apo 4 milion banorë. Nëse do të benim një tjetër supozim nga vendi ku u nis Arka e Noes në jugperëndim të Mosulit, në Bibël thuhet se majat u mbuluan nga uji, që do të binte për 40 ditë. Me një diametër prej 500 miljesh do të na çonte (nga harta e sotme) në Mesdhe, Egje, dhe madje deri në Gjirin Persik. Hamendësimi nuk përjashton edhe ngritjen e nivelit të detit ku së paku gjysma e lartësisë së Arkës do të duhej të ishte në ujë. Përpos 40 ditëve me rreshje, niveli i lartë i ujit do të donte kohë të tërhiqej referuar "mbulimit të majave" kuptohet se jeta thuajse ka munguar për gati 6 muaj. Sipas përshkrimit pranë Majës së Ararat ndaloi arka. Asokohe Ararati ishte emërtesë shteti dhe jo mali. Por përtej spekullimeve e hamendësimeve, ndalesa jonë do të jetë më "Ripopullimin". Për besimin në zot Noe do të shpërblehej në tekt thuhet: " You and your seed after you, and every breathing living thingon account of the formerFrom all that come out of the ark, to every beast of the land.   " Noa kishte Tre Djem:
1. Jafet
2. Javan
3. Ham
Pasardhësit e (1) Jafet Ishin 7:
a) Gomer - rrjedha në Kimerioi, Krimea, prej tyre rrodhën Keltët, U përhapën në Francë, Spanjë dhe Ishujt Britanik
b) Magog - rrjedha e tyre u përhap në Europën Veriore, Azi,
c) Madai - depërtuan në Kaspik, Hindustan
d) Javan - u shpërhapën në Brigjet e Jonit, Egjeut, Azinë e Vogël
e) Tubal
f) Meshek - të dy këta u shtrinë dhe morën përhapje në Iberi
g) Tiras - u shpërhapën në pjesën përëndimore të Egjeut
Pasardhësit e (2) Javan ishin 4:
*) Elishah - u shpërhapën në gjirin e Korinthit, Greqi dhe Jug të Italisë
**) Tarkish - u shpërhapën në Sicili por besohet se ka shtrirje edhe në Spanjë
***) Kittim - u shpërhapën në Greqinë veriore, Maqedoni, Qipro dhe madje edhe në Itali
****) Dodanim - gjenden si gjurmë mbase në Dodona, Epir, dhe mbase në Dardani një distrikt i Ilirisë
Corovoda Online