Koordinata X - Dodona nën Këndvështrimin e Perikli Ikonomi - Sella, Lopessia dhe **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X - Dodona nën Këndvështrimin e Perikli Ikonomi - Sella, Lopessia dhe

Fatjon Kaloci
25.8.16
Perikli Ikonomi thotë se Sulova e Skraparit është Sella e Dodonës, vendi i qytetit të parë pellazg, në shkëmb, në gurë. Emri i parë i qytetit ka qenë Sul. Nga kjo rrjedhë emri i vendeve të Sulëve, që quhet Sulova, pra vendi i tyre.
Sellët e vjetër sipas greqishtes janë sulët, suljotët dhe janë edhe sot një nga fiset shqiptare të jugut të Shqipërisë.
Këtë vend e ka prirë Sellena, që ka qenë udhëheqëse e tyre dhe është bërë perëndeshë e pellazgëve të vjetër.
Perikli Ikonomi, thotë se këtë prapashtesë të emrit “Sulova”, me “ova” e ka marrë më vonë nga turqit, që do të thotë vendi i Selejve, apo i Sulejve, apo i Suliotëve.
Selejve, do të thotë se janë “banorët e qytetit të Selenës (Sellenës)”; ndërsa Suliotë janë banorët e Sulës, pra Sul, ata që i nderojnë Otët, zotrat e parë (krahaso emrin Zot=Got=Ot), brezit të themeluesve të tyre, prej shkëmbit, në “qytetin” Sul. Ndërrimi i shkronjës “l” dhe “ll” apo anasjelltas ka fituar një nuancë relative nga regjioni apo popullata që ka jetuar atje dhe nga gjuhët që rishqyrtojnë.
Ndërsa vendbanimi “qytet” do të thotë sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe së Sotme Shqipe, se është fjala për një qendër të denjë banimi, të lashtë, me grumbull shtëpish banimi, ku banorët e tij merren me një veprimtari të caktuar. Në të kaluarën ka qenë edhe një vend banimi i mbledhur brenda mureve të një kështjelle të lashtë, sot të rrënuara.
Fshati i vjetër që ndodhet pranë Tomorit e në anën e veriore të tij, dhe i ka të gjitha të dhënat për ekzistencën e një qyteti të vjetër.

Pranë tij ndodhet mali Gorica, ku gjendet kështjella e vjetër dhe në atë vend ka ekzistuar një faltore tepër e vjetër. Aty gjendet një shkëmb me shumë dhoma në brendësi të tij dhe me një rrugë të nëndheshme, që nuk dihet ku të dërgon. Në këtë vend ekziston një burim i thellë dhe ky është në të vërtetë qyteti Sella i Dodonës, ndërsa qyteti Dodona, më vonë, mund të mbetet që të jetë Qyteza, që ndodhet pranë me Sulovën. Aty ndodhet një kështjellë e vjetër me gurë të rrethuar e të mëdhenj si arkat.
Pra, atje duhet të bëhen gjurmimet e shumta arkeologjike dhe mund ta dëshmojmë këtë çështje.

Shqipëria nuk ka pasur kushte të mira të udhëheqë një ndërmarrje të tillë.
Nga studiuesi i heshtur i kësaj çështjeje, Perikli Ikonomi, mësojmë se edhe Straboni e përmend një vend të tillë, ndërsa fshati Lupeshë e Skraparit të kujton gjeografin Meletios, në librin e tij, në faqet 274-275, i cili thoshte se “lopesset ishin nga Selijt, që banonin pranë Dodonës dhe vendi i tyre quhej Lopessia”.

Pra, ai ka vërtetuar se Lopësia është Lubesha e Skraparit pa asnjë mëdyshje, sepse ky fshat herë thirrej Lubesha e herë thirrej Lobesha. Sipas greqishtes, ky emër që shkruhej me “ss” dhe i përgjigjet natyrshëm shkronjës së shqipes “sh”, kjo gjë të vërteton se Lobesha është Lopesha, pra Lopessia.

Ky fshat i Skraparit shtrihet në anën perëndimore të malit Tomorr dhe pranë tij rrjedh një burim me ujë të ftohtë, ekziston një faltore e vjetër, por edhe një shpellë që thonë se rritet një mollë.

Nga ujërat e burimeve krijohet një lumë i vogël. Te vendi i quajtur “Vokof”, pranë Lubeshës, askush prej fshatarëve nuk i pret lisat pasi ata i quajnë “të shenjtë”. Gjeografi Meletios, në veprën e tij, faqe 214, shkruante se pranë Dodonës ishte një pyll me lisa dhe vëgjej, (në greqishten e sotme: dhryes është vigji), ndërsa Pausanias, në librin e tij , thotë se në Epir është mali Tomorr (Tomor) me pamje të bukura dhe se hierorja e Zeusit (Zotit) është në Dodonë dhe se aty është vëgjeu i shenjtë i Perëndisë.

Të gjitha këto duhet të flasin për vëgjejt e malit Tomor. Athanas Stragjiritit, në faqen 304 të veprës së vet, thoshte se Dodona dimër-keqe (dhisqimeros) në malin Tomor e ka pranë lumin Dodon dhe një burim, i cili kishte cilësinë që të zbrazeshin ujërat në kohë mesdite dhe mbushej prapë deri në mesnatë dhe kjo farë çudije përsëritej gjithnjë. Këtë e thotë edhe Plinusi për Dodonën, duke shtuar se në malin e saj rrjedhin 100 burime. Nga ujërat e burimeve krijoheshin përrenjtë e mëdhenj, pra lumi i Tomorricës dhe lumi i Zagorës, pastaj lumi i Osumit dhe Devolli.

Emri i Devollit vjen nga fjala latine Deo-lum-Deoli, nga fjala Deus-perëndi, i cili, do të thotë se është “lumi i Zotit”. Gjeologët austriak, në vitin 1917, thonë se Tomori ka një liqen të madh dhe uji i tij brenda shkakton burime të shumta. Unë, - thoshte Perikli Ikonomi , sipas shkrimit të Vepror Hasanit - do ta kisha sjellë me vete Stragjiritin te burimi i Sulovës, ku do të kishte parë një burim të thellë; pastaj te burimi i Lubeshës, që ka ujë të ftohtë si akull; te burimi i Vitalenit, i cili gjendet në krye të Tomorit, te Qafa e Dhodhonit, dhe emri i tij e ka një shpegim nga Vitalis-jetë dhe Vitalentis-jetëdhënës; te burimi me emrin Konti; pastaj edhe te burimet tjera, por edhe te burimi çudibërës, të cilin ne e quajmë “Burimi i Kuçedrës”, ku do të shihte një burim që sjell herë ujë e herë e ndërpret ujin, madje mund të ndodhë kur je duke pirë ujë, prandaj për këtë e quajmë kështu, sepse kur nuk do të japë për të pirë ujë kuçedra e ndalë (e zë apo e bllokon) atë, i cili, si fenomen, ndodhë që mijëra vite.

Historishkruesit e vjetër shkruajnë se fatthënësit e Dodonës quheshin Tomuri, fatthënat e tyre quheshin Tomure dhe Tomuros. Kush nuk e di se këto fjalë janë fjalë shqipe, të gjuhës shqipe, që duan të thonë: Të mirat ose Të mirave, ndërsa fatthënat quheshin edhe pelja ose pelea, sipas Perikliut, sepse gjeografi Meletios, në veprën e tij, faqe 214, thotë se pëllumba quheshin gratë e tempullit, të cilat “ishin barbare”, kishin flokë të thinjura, të bardha, plaka.

Sipas mitologjisë plakat quheshin “grates” dhe “graes”, sepse kishin flokë të bardhë, ishin me një sy dhe me një dhëmb në gojë.
Tek Homeri, apo botuesit që e kanë ndërruar formën, priftërinjtë e orakullit të Dodonës quhen “Helloi” apo “Selloi”, që na i shpjegojnë pështjellimet “greke” mbi prejardhjen si “komb”.

Në kohët antike provohet ekzistenca e lashtë e Orakullit në fshatin Mbrakull, në këmbë të Tomorit, që, sipas Eqrem Çabejt përfaqëson fjalën “Orakull”. Ikonomi thotë se Barthelemy shpjegon se prej dy pëllumbave të ikur në Theba të Egjiptit, njëri erdhi në Dodonë të Epirit dhe tjetri kaloi në Libi të Afrikës.

Pëllumbi quhej me emrin “Pelje, që në gjuhën e fiseve të vjetra të Epirit e tregon emrin “Plakë”. Të gjitha këto thënie të dërgojnë në Shqipëri.

Peljet apo plakat përmenden edhe sot në rrethinat e Tomorit, madje ekziston edhe legjenda për tri plakat, ku njëra përfaqëson datën e 30 marsit, tjetra 31 mars, ndërsa e treta 1 prillin.

Në këto tri ditë nuk punohet ndër shqiptarët, për nder të tri plakave, madje as sot.
Nga Tomuret ka rrjedhur fjala Tomuriase, që e tregon krahinën e malit Tomor, e cila nuk është gjë tjetër pos Tomorrica e Skraparit, që është rrethina e malit Tomor.

Në këtë vend nuk gjënë asgjë mangut për sa i përket orakullit të Dodonës.
Në faqen jugore të malit të Tomorit, mbi fshatin (katundin) Bargullas, gjenë qafën e Dhodhonit, ekziston pllaka e Dodonit, ku nuk mungojnë as burimet me ujë te ftohtë, ndërsa në majën veriore të Tomorit gjendet çuke e Peljes (peleas), që janë fatthënat e orakullit të Dodonës.

Nuk ka asnjë dyshim- thotë Perikli Ikonomi, sipas Vektor Hasanit - se gjeografi Meletios përmend emrin “pelje” dhe e ka fjalën për “tri plakat fatthënëse”.

Pra, mali i Tomorit është vendi i shenjtë, ku u lindën perënditë pellazgjiko-shqiptare.

Është më se vërtetë çka dëshmon me vuajtjet shumëvjeçarë rreth Orakujve të Dodonës, Dodonës dhe qytetit të Dodonës, Periki Ikonomi, në veprën e tij “Dodona pellazgjike dhe Tomor`i i zotit të Pellazgëve”, se qyteti i vjetër i Dodonës nuk gjendet në Janinë, por gjendet më malin e Tomorit, rrëzë të cilit ndodhet faltorja e Zotit (Zeusit), dhe fatthënat e tij, orakujt e Zotit. Tempulli i Dodonës ka qenë i vetmi dhe më i vjetri i tempujve, për vendin e të cilëve grindeshin të gjithë dijetarët, gjeografët, historianët, etj. dhe nuk e dinin se Dodona është në malin e Tomorit, në viset veriore të Epirit pellazgjik, shqipfolës i të gjithë shekujve, pra arbër, avranitas, të Shqipërisë jugore dhe jo në Janinë, edhe sot pjesa jugore e Epirit, poashtu e mbetur me dhunë e dredhi nën Greqi.
Corovoda Online / Nga Burim Avdyli
Referenca: - Vepror Hasanit, „Dodona e vjetër pellazgjike jo në Janinë, por në Malin e Tomorrit“Eqrem Çabejt, „Studime etimologjike në fushë të shqipes“
Ilir Cenollarit, “Profecitë e Zotit të Tomorit”