Koordinata X: Nostradamus për Epirin në parashikimet e tij - Letra e parathënies ( e plotë) **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Nostradamus për Epirin në parashikimet e tij - Letra e parathënies ( e plotë)

Fatjon Kaloci
17.8.16
Një shkrim që mendohet se daton në 1555 referon parashikimin e Nostradamusit.Parashikimi i tij jepet deri për vitin 3 797 dhe Corovoda Online në një cikël postimesh do të publikoj të shqipëruar gjithçka pretendohet nga Parashikuesi më i madh deri më tani, por shpesh i kontestuar. Postimet do të jenë gjatë ditëve në vijim)  Në një nga strofat, ai flet edhe për Epirin ( dhe mbase sipas nesh për Ali Pashë Tepelenën) . Por ndryshe, Koordinata X dhe Corovoda Online sjellin fillimisht të plotë letrën e parathënies ku Michel de Nostradamme i lë para vdekjes djalit të tij. Letra daton e datës 1 mars 1555.  Çuditërisht mesazhet e kësaj parathënie duken shumë aktuale. Në fund do veçojmë strofën ku flitet për parashikimin për Epirin siç shkruhet në këtë shkrim ndonse duhet kuptuar sesi në 1555 ende ai përdor Epir si term. Gjithçka sipas asaj që pretendohet Nostradamus ja referon Zotit, Inspirimit Hyjnor dhe Astronomisë.
Por Kush Ishte Nostradamus?
I njohur si Profet, Michel De Nostradamus lindi në 14 dhjetor 1503 në Saint Remy, Francë. Familja e tij u konvertua nga Judaiste në Kristiane në 1502. Ai besohet se parashikoi vdekjen e tij. Trupi i pajetë u gjet në 2 korrik 1566. Nga fama e profecise trupi i tij i varrosur "nuk u la i qete". Çuditërisht 4 ushtarë në 1791 ndërsa trupi prehej në varrezat e Kishës Cordeliers of Salon, hapën varrin dhe e dhunuan. Por çuditërisht në parashikimin që ai kishte bërë në 1555 kishte shkruar edhe për këtë duke e mbivendosur ngjarjen në shekullin e 9 Strofën 7 ku shkruante: "Njeri që do hap varrin kur ta gjej, dhe që nuk e mbyll atë menjëherë, Djalli do ti vij pas, Sa askush sdo mund ta faktoj" 4 ushtarët që ishin të dehur në 1791 gjatë Revolucionit Francez po talleshin duke dhunuar varrin e tij duke pyetur sesi e kishte parashikuar Revolucionin, dhe ndërsa po ktheheshin drejt bazës u vranë të gjithë.
Shikojmë pak Letrën e Nostradamus lënë ndaj Djalit të Tij Cezar Nostradamus:
Letra e Plotë:

Parathënie nga M.Nostradamus për Profecitë e Tij.



Përshëndetje dhe lumturi për Cezar Nostradamus, birin tim. Ardhja jote e vonua, Cesar Nostradame, më bëri të harxhoja shumë kohë për reflektim deri natën vonë në mënyrë të tillë që të komunikoja me ty përmes letrës dhe të lë ty këtë kujtim, pas vdekjes sime, për të mirën e gjithë njerëzve, për të cilin shpirti hyjnor rezervoi ndaj meje për të njohur perms kuptimeve të astronomisë. Dhe që kur ishte i Plotëfuqishmi, kohë kur ti nuk kishe lindur në këtë rajon dhe nuk dua të flas për vitet që vijnë por për muajt gjatë së cilëve do ta kuptosh punën që unë po të lë pas vdekjes sime: duke pretenduar se nuk do të jetë e mundur për mua të lë shkrime të tilla që mund të prishen nga padrejtësia e moshës. Çelsi i fshehtë i parashikimit që do ta trashëgosh do të kyçet brenda zemrës sime. 

Gjithashtu fikso në mendje që ngjarjet e përshkruara këtu ende nuk kanë ndodhur, dhe se gjithçka është nën rregullin dhe drejtimin e fuqisë së Zotit të Plotëfuqishëm, duke na inspiruar jo për nga histeria as për nga magjia por nga siguritë e astronomisë; parashikemet janë bërë vetëm përmes inspirimit hyjnor dhe shpirtit të profecisë në veçanti.

Në shumë raste dhe gjatë një periudhe të gjatë kohe, unë kam parashikuar ngjarje specifike shumë më përpara, që ja atribuoj gjithçkaje fuqisë dhe inspirimit hyjonr, së bashku me ngjarjet fatlume apo fatkeqe, përtej vështrimeve në tërësinë e të papritshmes, që gjthësesi ka ardhur për të kaluar mbi rajone të ndryshme të tokës. Deri tani kam dashur që të qëndroja i heshtur dhe të braktis punën për shkak të padrejtësisë jo vetëm të kohës së tanishme por më së shumti për të ardhmen. Unë nuk do të ndaloj së shkruari.

Qëkur Qeveritë, Sektet dhe shtetet do të pësojnë disa ndryshime të mëdhaja, diametrikalisht të kundërta ndaj asaj se çfarë duan tani të kenë, që unë i lidh me ngjarjet që po vijnë, ata që janë në pushtet tani, monarkët, liderët e sekteve dhe besimeve – do tu duken këto aq të ndryshme mga ajo që imagjinojnë sa do tu duhet që të dënojnë atë që më vonë shekujt do tu mësojnë sesi ti shohin dhe ti kuptojnë. Fikso në mendje gjithashtu Fjalët e Shpëtimtarit Tonë: “Mos u jep asgjë të shenjtë qënve, mos hidh perla përballë derrave, që të mos tí marrin nëpër këmbë e të të kthehen ty e të të shqyejnë mënjanë”. Për këtë arsye e tërhoqa stilolapsin nga letra, sepse do të dëshiroja të amplifikoja qëndrimin për të prekur Ardhjen Vulgare duke nënkuptuar  komentet ambige dhe enigmatike mbi shkaqet e së ardhmes, edhe të atyre të afërmëve pranë nesh dhe atyre që kam ndjerë, kështu që disa ndryshime humane që mund të vijnë nuk duhet të na skandalizojnë tmerrësisht ndjeshmëritë delikate. E gjitha puna është e tillë e shkruar më tepër sesa një formë profetike. Aq sa kjo “Ju i keni mbajtur fshehur këto gjëra nga të mençurit dhe rrethanat, kjo është nga frika dhe sundimtarët, dhe ju i keni puifikuar këto gjëra për të voglin dhe për të varfrin”. dhe përmes dëshirës së Zotit të Plotfuqishëm, të zbuluarat ndaj këtyre profetëve me fuqinë për të kapur çfarë është e largët dhe e afërt për gjërat e parathëna që po vijnë. Për asgjë mund të jetë e përkryer pa këtë zotësi, të cilën fuqia për të mirësinë punon aq fuqishëm tek ata të cilët u jepet kjo,  ndërsa ata meditojnë brenda vetes, këto fuqi janë subjekt tek të tjera ndikime që rrjedhin nga forca e së mirës. Kjo mirësi dhe forcë e profecisë na investohet ne me ndikimin e saj ashtu si rrezet e diellit ndikojnë si tek qëniet me dhe pashpirt.

Ne qëniet njerëzore smund ta tejkalojmë inteligjencën dhe koshiencën tonë natyrale të së diturit të çdo gjëje që Zoti, Krijuesi ka mbajtur sekret. Për të, nuk na takon ne të dimë kohët apo çastet, etj.

Aq shumë sa njerëzit e kohëve të ardhshme të kenë mundur të shohin tek e sotmja, sepse Zoti i Plotëfuqishëm ka dëshiruar tí zbuloj ato përmes kuptimit të imazheve, së bashku me sekretet e ndryshme të së ardhmes të rezervuara për astrologjinë ortodokse,  siç ishte çështja në të kaluarën, kështu që matja e fuqisë dhe hyjnorja kaloi përmes tyre, flaka e shpirtit i inspiroi ata të flasin përmes inspirimit si për njerëzoren dhe për hyjnoren. Zoti mund të sjellë tek qëniet punët hyjnore, që janë absolute; ka dhe një nivel tjetër, ai i punëvë të ëngjëjve dhe një i tretë ai i djallëzorëve.

Por biri im, unë të solla këtu pak si shumë obskurativisht. Si e tillë, kjo profeci okulte është rezervuar përmes mprehtësisë së zjarrit të shpirtit, i cili për t’u kuptuar ndonjëherë ringjallet përmes soditjes së yjeve të largët si të ishin roje, si edhe përmes kuptimeve të të thënave, ku gjen vetveten të surprizuar tek bën shkrime pa patur frikën e të qënit i lënduar për paturpësinë e fjalëve. Arsyeja është se e gjitha kjo proçedon nga fuqia hyjnore e Zotit të Plotfuqishëm tek ai i jepet kjo dhunti.

Kështu pra, përsëri biri im, nëse unë i shmangem fjalës profet, unë nuk dua t’ja atribuoj vetes një titull kaq fisnik të kohës së sotme, pasi kush quhet profet tani më parë është quajtur parashikues, përderisa një profet, biri im, i flet dikujt i cili i sheh gjërat e largëta përmes një njohjeje naturale të gjithë krijesave. Dhe mund të ndodhë që profeti të sjell rreth dritës përfekte të profecisë duke bërë të mundur shfaqjen e gjërave si humane dhe hyjnore, sepse kjo nuk ka sesi të bëhet ndryshe, duke u dhënë efektet e të parashikuarit, e ardhmja do të shtrihet shumë larg nëpër kohëra.

Misteret e Zotit janë të pakuptueshme dhe fuqia e të ndikuarit të ngjarjeve rritet njëherësh me dijen natyrale, duke patur pranë origjinën më se imediate në gjendje lirie të mundshme dhe përshkrimin e ngjarjeve të ardhme i cili nuk do të kuptoj thjesht vetëm nga fakti i të qënit zbulim. Asgjë s’mund të kapet nga interpretimet e njerëzve qoftë kjo edhe ndonjë mënyrë tjetër njohjeje apo fuqie okulte nën kupën qiellore, as në të tashmen as në gjithë përjetësinë që vjen por duke sjellë përjetësinë e padukshme përmes përpjekjeve Herkuliane, gjërat fillojnë të zbulohen nga lëvizjet planetare.

Biri im, nuk jam duke të thënë – më ndiq mirë, këtu – kjo njohuri e këtyre gjërave nuk mund të mbijë në mëndjet e paarrira, ose këto ngjarjet e së ardhmes së largët mundet të mos kuptohen nga çdo qënie e arsyeshme. Kurrësesi, nëse këto gjëra të tanishme apo të largëta sillen në pah nga kjo qënie inteligjente dhe e arsyeshme, ata sdo të jenë as të ërrësuar (obskurantë) as ndaj asaj qartazi zbuluar.

Njohja perfekte e këtyre gjërave smund të zotërohet pa inspirimin hyjnor, dhënia e gjithë inspirimit profetik derivon nga origjina fillestare nga Zoti i Plotëfuqishëm, si dhe shansi dhe natyra. Duke qënë se këto argumente janë të prodhuara pjesërisht, profecia do të ndodh jo e plotë siç parashikohet. Për t’a kuptuar, të krijuarin nga intelekti, s’mund ta kesh përmes okultes, vetëm përmes ndihmës së zodiakut, e nxjerrë së jashtmi atë flakë të vogël nga ai i cili e mban këtë dritë të së ardhmes që të dallohet.

Gjithashtu, biri im, Unë lus që ti të mos ta lodhësh mëndjen në të kuptuarin e këtyre aq sa ta lodhësh trupin dhe shpirtin ta përhumbësh, çka do të prishi çdo kornizë tonën. Por më së shumti shmang kotësinë dhe kritikat e formave të magjisë të riprovuara nga Shkrimet e Shenjta – Vetëm prit përdorimin e astrologjisë zyrtare.

Për më vonë, me ndihmën e inspirimit dhe zbulimit hyjnor, dhe llogaritjeve të vazhdueshme, të kam dhënë më poshtë profecitë e mia me shkrim. Me frikën se kjo filozofi okulte mund të dënohet, Unë nuk do të doja të bëja të njohur rëndësinë e gjithëkësaj, kam frikë se shumë nga librat që i mbaj fshehur prej vitesh mund të zbulohen, dhe çfare mund tu ndodh atyre pasi të lexohen. Pasi i lexova ia dhashë Vulcanit. Dhe ndërsa ai përpiu ato, flaka përshkroi ajrin duke dhënë një ndriçim të papritur, më tepër sesa një zjarri të zakonshëm ajo i ngjau një kataklizme, dhe befas mbuloi gjithë shtëpinë si të ishte një furrënaltë. Kjo është përseja që vendosa të mos i ktheja në hi ato, në mënyrë që askush të tentonte të përdorte punët okulte në kërkimin për tu shndërruar në përfekt, si hënor apo diellor  nën metalikët e pakorruptueshëm.

Por për këtë aftësi dalluese që mund të merret me ndihmën e vëzhgimeve planetare, do të doja të thosha këtë: Shmang çdo imagjinatë fantastike, do të mundesh që përmes një gjykimi të mirë të vështrosh së brëndshmi të ardhmen nëse i merr emrat specifike të vëndeve në rregullin e konfigurimit planetar, dhe në vendet e inspirimit të veçantive të fshehura përmendja e saj fuqije në të cilën je për tre herë do të kupthet si Përjetësi që rihap përmbajtjen e gjithçkaje, çdo gjë do hapet dhe duket.

Kjo, biri im është arsyeja që ti lehtësisht pavarësisht trurit të një të riu, të kuptosh që ngjarjet mund të tregohen natyrshëm nga trupat hyjnor dhe nga shpirti i profecisë: Sdua ti jap vetes titullin dhe rolin e profetit,  por theksoj inspirimin e zbuluar tek një njeri i vdekshëm që përceptimin nuk e ka nga perëndia sesa e ka nga fakti që këmbët i ka në tokë. Smund të dështoj, gabimi të mashtron, përtej Unë mund të isha si shumë mirë si një gjyhnaqar si çdo kush tjetër në këtë tokë dhe subjekt i gjithë vrerosjes njeëzore.

Por pasi ndodhesha disa herë surprizisht disa herë në ditë në gjëndje trance, dhe zhytyr gjatë në dakortësinë gjatë studimeve të natës, Unë krijova libra profecish, secili përmban 100 strofa astronomike, që dua tja besoj dikujt verbërisht. Puna përfshin profeci që nga sot deri në vitin 3797.

Kjo mund të turbulloj ndokënd, kur ata të shohin gjithë këtë kohështrirje të gjatë, dhe kjo do të ndodh dhe do të kuptohet gjatë gjithë plotësisë së Republikës, këto gjëra do të kuptohen universalisht në gjithë botën, biri im. Nëse jeton një jetë normale do të mund ta njohësh diellin tënd, nën qiellin tënd, sesi ngjarjet e ardhshme do të rikthehen.

Vetëm Zoti i Përjetësisë e di përjetësinë e Dritës së Tij që buron nga Ai dhe Unë flas veçanërisht për ata tek të cilët, pamatshmëria e Tij, madhështia dhe e pakuptueshmja është përballë zbulimeve të mëdhaja përmes një kohe të gjatë, inspirimeve melankolike që me ndihmën e elementëve të fshehur që u shfaqen nga Zoti, si dy ndër faktorët kryesorë që përbëjnë inteligjencën profetike.

E para është atëherë një dritë supernjerëzore mbush dhe ndriçon personin që parashikon shkencën e yjeve, ndërsa e dyta e lejon atë të profetizoj përmes zbulimit inspirues, që është veçse një pjesë e përjetësisë hyjnore, përsa profeti vlerëson atë çfarë fuqia hyjnore i ka dhënë atij përmes vullnetit të Zotit dhe një dhurate natyrore, të spikarur, që ajo që thotë është e vërtetë dhe e bazuar në origjinë.

Dhe derisa dritë dhe flakëz e vogël i përket një qëllimi të mirë e efikas, dhe asgjë përtej kësaj është qartësi e natyrës në vetvete. Drita e natyrës njerëzore i bën filozofët të sigurohen rreth vetes që parimet e shkakut të parë, ata të arrijnë doktrina më të lehta dhe abuzimet më të thella.

Por biri im, unë po shkoj shumë larg nga përceptimi yt i së ardhmes, bëj kujdes se njerëzit e letrave mund të bëjnë madhështi dhe zakonisht kanë qëllime mburravece rreth mënyrës sesi unë interpretoj botën, para se zjarri i madh i gjithë botës që do të sjellë shumë katastrofa dhe revolucione që që thuajse asnjë tokë nuk do të ketë ujë, dhe kjo do të zgjas derisa gjithçka që zhduket të ruaj historinë dhe gjeografinë në vetvete. Kjo është sepse, para dhe pas revolucioneve në shumë shtete, rreshjet do të pakësohen dhe topa zjarri do të bien nga përenditë sa asgjë sdo ti shpëtoj holokaustit. Dhe kjo do të ndodh përpara zjarrit të madh.

Disa shtet do të mbërthehen nga revolucionet për shumë vite,dhe të tjera do të shkatërrohen gjatë nje periudhe të gjatë. Dhe tani që jemi në epokën e Republikës, me ndihmën e Zotit të Plotfuqishëm, dhe përpara se të plotësohet cikli i plotë, monarkia do të rikthehet, më pas Koha e Artë.  Për të kuptuar shenjta qiellore, Koha e Artë do rikthehet, dhe pas gjithë llogaritjeve, me një botë që do të ndodhet pranë një revolucioni – që nga koha kur po shkruaj dhe 177 vite 3 muaj 11 ditë  - murtaja, uria, luftrat, përmbytjet që tani deri në atë datë. Para dhe pas kësaj, njerëzimi do filloj të pakësohet sa zor do të ketë njeri që do merret me tokat, që do jenë të lira kur më parë ishin të zëna.

Kjo do të jetë pas gjukimit të dukshëm të perëndisë, para se të arrijmë milleniumin që do kompletësoj gjithëçka. Në qiellin e 8 sferave, një dimension ku Zoti i Plotëfuqishëm do përmbush revolucionin, dhe ku konstelacionet yjësi do marrin motivin për të mbajtur tokën dhe qiellin të qëndrueshëm, por vetëm nëse Ai do mbesë i pandryshuar për sa Ai mund të bëj.

Ky është në shpit gjithë opinioni ambig që tejkakalon çdo arsye natyrore, i shprehur nga Muhamed, që është arsyeja përse Zoti Krijues, përmes ministrisë së besnikëve me flakën e tyre, do të vijë të propozojnë ndaj perceptimeve të syve tanë arsyet e parashikimeve të së ardhmes.

Shenjat e ngjarjeve që po vijnë duhet të shfaqen në çdo profeci. Për profecinë që rrjedh nga iluminimi i jashtëm është pjesë e asaj drite dhe kërkon të bëj aleancë me të për ta çuar tek qënia kështu që ajo pjesë që ka lehtësinë e të kuptuarit nuk është subjekt i sëmundjes së mendjes.

Arsyeja është vetëm për evidentim. Çdo gjë është parashikuar nga hyjnorja dhe fal inspirimit të shpirtit engjëllor i vetmi profetizon, përmbush parashikimin e tij përmes epshit hyjnor. Kjo gjithashtu e zhvesh atë nga gjithë fantazitë dhe endërrat e natës, ndërsa përditë përmes shkencës së astronomisë kupton profecitë e tija, me ndihmën e profecisë së shenjtë, më konsideratë do të ketë vetëm kurajon e të qënit në liri.

Kështu eja, biri im, përpiqu të kuptosh çfarë gjeta përmes llogaritjeve të mia, që përputhet  me inspirimin e zbuluar, sepse tani shpata e vdekjes na prek ne, me koleën dhe luftën më të tmerrshme se kurrë më parë – falë punës së tre njerëzve – dhe urisë. Dhe kjo shpatë do bier mbi tokën dhe do të ti rikthehet asaj shumë shpesh, për yjet konfrimohet kjo përmbysje dhe kështu është edhe e shkruar: “Unë do ti ndëshkoj padrejtësitë e tyre me shufra të hekurta, dhe do ti qëlloj ata me goditje”.

Për mëshirën e Zotit kjo do të ndodh , biri im për një kohë të caktuar derisa shumica e profecive të mia të përmbushen dhe kjo përmbushje të plotësohet. Për kohë të ndryshme nëpër stuhi të dhimshme Zoti do thuaj: “Prandaj do thërrmoj dhe shkatërroj pa mëshirë, dhe shumë gjëra të tjera do ndodhin nga rreshjet dhe shirat e vazhdueshëm për të cilat kam shkruar gjerësisht në profecitë e mia, që kanë një gjatësi jo në sekuenca kronologjike, në prozë, duke kufizuar vendet dhe kohët dhe datat ekzakte që brezat e ardhëshëm të shohin, kur të kalojnë në eksperiencë këto ndodhi të paevitueshme, siç i kam listuar në gjuhë të qartë, kështu që përtej Obskuritetit këto duhet të kuptohen: Kur koha të vij për largimin e injorancës, materia do të qëndroj e pastër.

Si përfundim, biri im, pranoje këtë dhuratë nga babai yt M.Nostradamus, që shpresoj që ti t’a kuptosh çdo profeci në çdo strofë të këtushme. Mbase Zoti i Pavdekshëm të jep një jetë të gjatë me mirësi dhe me lumturi të begatë.

Salon, 1 Mars 1555

Ndalemi pak tek Strofa ku flitet për Epirin:


After a rest they will travel to Epirus, (Pas një pushimi do të udhëtojnë për Epir)
great help coming from around Antioch. ( ndihmë e madhe vjen rreth Antikes)
The curly haired king will strive greatly for the Empire, ( Mbreti me flokë kaçurrele mund do orvatet fort për Perandorinë)
the brazen beard will be roasted on a spit. (Mjekra e pacipë do të piqet në hell)


Ne nuk duam të spekulojmë për domethënien por mendojmë se në këtë strofë Jepet parashikimi për Ali Pashë Tepelenën . Strofa i përket numri 74 Shekulli i Parë i parë i parashikimit të Nostradamus





Corovoda Online / F.Kaloci