Prag Pelegrinazhi Bektashi - Masat & Detajet mbi Festën në Kulmak, Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Prag Pelegrinazhi Bektashi - Masat & Detajet mbi Festën në Kulmak, Skrapar

Fatjon Kaloci
3.8.16
Ndonse duhen ende disa ditë nga nisja zyrtare e Pelegrinazhit Bektashi Organizatorët dhe Njësitë Vendore dhe Administrative po marrin masat për një mbarëvajtje të pelegrinimit 2016 të ditëve të shenjta për besimin bektashi por jo vetëm. Një ambjent më i pastër do të synohet këtë vit ku qindra punonjës do të kujdesen për pastërtinë në vendin e shenjtë. Punonjësit e shumtë do të dallohen nga uniformimi i veshjes. Edhe këtë vit sipas burimeve të Corovoda Online pritet që numri i pelegrinëve të jetë nga 180 000 deri në 200 000. Po ashtu pritet një plan i detajuar i Bluve të qarkut që do të synoj mbarëvajtjen e qarkullimin e mjeteve. Do të ndalohen gjatë ditëve të festës, transportimet e mjeteve të rënda në dy akset që shkohet në Kulmak ndërsa masa të rrepta priten për drejtuesit dhe mjetet me probleme. Zyrtarisht Pelegrinimi Bektashi në Kulmak, Tomorr - Skrapar nis në mbrëmjen e 19 gushtit, ndonse dita zyrtare mbetet mes 21&22 Gushtit kur organizohet edhe ceremonia e madhe. Festa zgjat deri në 25 gusht. Në Skrapar festa ka ritualet e veta. Jodomosdoshmërisht festa pret veç bektashinj, të gjitha besimet e tjera janë të mirëpritura pasi shenjtëria e vendit është për të gjithë.

Nëse e "taks" (paravendos se do shkosh) duhet që të vesh përpos çdo problematike që mund të dalë rrugës. Udhëtimi me mjet do të zgjas (në varësi të aksit rrugor që do ndiqni) së paku 2 orë (aksi 1) apo 3.1/2 (aksi 2). Një ndër karakteristikat e festës është kurbani. Ai duhet të marrë bekimin e vendit të shenjtë përpara se të bëhet fli në vendin e caktuar të therjes. Menjehere pas bërjes kurban është mirë që një shenjë gjaku e kurbanit të vendoset në ballin e çdokujt nga njerëzit tuaj të afërt që ndodhen me ju. Në rast pamundësi të të qënit me njerëzit tuaj pranë ju mund të ndizni një qiri për personin që dëshironi ti jepni lutjen tuaj për mbarësi. Në vendet e shenjta, Tyrbe e Abas Ali është mirë të hysh pa atlete apo këpucë, dhe pragun hyrës t'a kaloni me këmbën e majtë, rituali rreth rrotullues brenda tyrbes apo vendit të shenjtë nuk duhet t'i ktheni kurriz, në gurin e prehjes mund të bëni faljen apo lutjen tuaj dhe në mbarim të këtij rituali duhet të "bëni sevap" për të pamundurit. Në një arkë metalike mund të shprehni dëshirën e kontribuimit monetar, është mirë që mes asaj që ju doni të ofroni të ketë monedha metalike në mënyrë që tingëllimi apo zhurma e rënies së tyre të dëgjohet prej jush. Pasi mbaron edhe ky ritual ju mund të dilni ashtu siç bëtë hyrjen. Nëse dëshironi të piqni kurbanin tuaj në vend, përpiquni të ruani një "shenjë" një pjesëz mishi për ata që ju presin në shtëpi apo njerëzit e dashur. Ah... edhe diçka... nëse konsumoni pije me urime, përveç fjalës Gëzuar thuhet edhe bashkëshoqëruesja "N'a Ndihmoftë!". Gotat duhen të vishen nga duart dhe shkëmbimet e urimeve përmes trokitjes së gotave evitohen kështu pasi duhet që pjesa kurrizore e gishtave të dorës të "cek" pjesën kurrizore të gishtave të tjetrit me të cilin shkëmbeni urimet.
Corovoda Online