Skrapar - T.A.P. - Përfundon asfaltimi i disa segmenteve sekondare rrugore në Skrapar FOTO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar - T.A.P. - Përfundon asfaltimi i disa segmenteve sekondare rrugore në Skrapar FOTO

Fatjon Kaloci
20.8.16


Së fundmi, Skrapari ka marrë një pamje tjetër veçanërisht në disa segmente rrugore ku rrugët janë tjetërsuar krahësuar kjo me pak vite më më parë. Infrastruktura e re rrugore e ndërtuar në kuadër të projektit T.A.P. përveç një pamjeje të re krijon lehtësira mjaft pozitive jo vetëm për banorët e zonave përreth por duke dhënë një aset të tjetërsueshëm për turizmin natyror. Skrapari është një ndër zonat që ka përfituar më shumë nga implementimi i projektit Trans Adriatic Pipeline. Konkretisht, është asfaltuar segmenti rrugor Corovodë - Potom - Qafë, Ҫorovodë - Orizaj, Buzuq - Therepel , Ҫorovodë - Rezervuari i Malit Kaloç, Zhabanit, Ura e Sharovës - Çerenisht etj. Paralelisht edhe rruga e re hyrëse për në Çorovodë është në fazat e fundit të saj, ndërsa po vendosen barrierat mbrojtëse metalike anash saj dhe thuajse asfaltimi i saj ka përfunduar. Shohim më poshtë disa imazhe. 



  Corovoda Online