• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Arsimi: Rezultate Dramatike të Maturës 2016 për Skraparin. Ja rezultatet Mesatare të kësaj Mature

Pamje Arkiv - Gjymnasi Ramis Aranitasi - Çorovodë
Brezat ndër vite, ndërsa flasin për shkollat e mesme në kujtimet e tyre nuk harrojnë të përdorin në biseda edhe frazat si: Atëherë kishte Përgjegjësi, Mësuesit e Gjimnazit të Skraparit kanë qënë shumë profesional etj. Pa dyshim që edhe tani ka mësues shumë të përgatitur, por kjo gjë nuk mund të thuhet për të gjithë. Pavarësisht çdo argumenti, rezultatet mesatare të maturës 2016 për Skraparin tregojnë se në vlerë të unifikuar një gjimnazist i Skraparit (mesatarisht) ka treguesin më pak se nota 6-të.
Rezultatet e Maturës 2016 për Skraparin (theksojmë se këtu është përfshirë edhe Poliçani) të muajit Qershor 2016 për tre lëndë të testuara vlerësimi mesatar për Skraparin jepet i tillë:

Matematika - Nota Mesatare 5 ( pesë )
Letërsia - Nota Mesatare 6 ( gjashtë )*
Gjuhë e Huaj - Nota Mesatare 7 ( shtatë )

Padyshim që Arsimi nënkupton një proçes kompleks, ku njohuritë trashëgohen dhe mbarten në vite pasardhëse, ku nxënësi është padyshim qëndra e nxënies dhe e dëshirës për të mësuar.
Ndalesa bëhet në statistikat e shkollët të mesme por pa harruar rëndësinë madhore që ka proçesi arsimor 9-vjeçar .

Të gjithë kërkojnë shkollën e mesme, ndonse jo të gjithë janë të aftë për ndjekjen e saj. Kultura e shkollave profesionale, nuk gjen shumë zbatim për faktorët ekonomik dhe të distancave përtej qytetit ku lokalizohen ato.

Por shpesh analizat mbeten mes pikëpyetjeve nëse këto rezultate i atribuohen cilësisë së nxënies nga nxënësit, cilësisë së mësimdhënies apo impaktit të familjarëve mbi atë se çfarë gjejnë si justifikim më bindës për fajtorin e mundshëm ku njëra palë pretendon se janë vetë nxënësit fajtor apo nxënësit dhe prinderit që e hedhin nga pala tjetër.
Në statistika, në vitin 2014 Skrapari i maturave kishte mesatare për Provimet e Matures për nxënës 6.
Po në këtë vit, mesatarja e ecurisë ndër vite (mesatarja e gjithë viteve të shkollës) përkoi me 5.8.

Shënim: Shenja * tregon tendencë rritje pas presjes dhjetore me numër të përafërt mes 4 - 5


Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

PERSONALITETI 2018 PËR SKRAPARIN

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA