• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Festohet sot në Çorovodë "5 Shtatori" - Festa përkon me 74 vjetorin e Çlirimit FOTO / VIDEO

Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu
dhe Sekretari i Komitetit të Veteranëve Skrapar
z.Bashkim Sulejmanasi

E hëna e 5 Shtatorit kulmon në promemorien e përpjekjeve historike të atyre që dhanë jetën për Çlirimin e Qytetit të Parë në Shqipëri. E si për çdo vit, Festimet mbuluan Çorovodën që në orët e para të ditës. Qindra të pranishëm në homazhet e mbajtura në Varrezat e Dëshmorëve të Skraparit, rreth orës 10:00 nderuan kujtimin e tyre. Corovoda Online në facebook trasmetoi live momentet e ceremonisë së sotme, ndërsa në një video të shkurtër via mobile sjellim pak nga atmosfera.


Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu dhe Sekretari i Komitetit të Veteranëve të Rrethit të Skraparit Bashkim Sulejmanasi vendosën kurorën e nderimit të 74 viteve Krenari të një populli liridashës e punëtor të Skraparit.
Pamje 5 shtator 2016 - Muzeu Historik i Skraparit

Figura të larta të ekzekutivit lokal, veteranë, familje dëshmori, intelektualë dhe dhjetra fëmijë tek Festa më e madhe që historia e Skraparit ka ngulitur dhe do ta përcjellë në breza. Festimet vijuan në mjediset e Muzeut Historik të Rrethit i kuruar më së mirë dhe mikpritës i përhershëm i eventeve të tilla, ku për të gjithë të pranishmit Drejtoresha e ketij institucioni A.Basho ngjalli interes tek të pranishmit në referencat dhe gjurmët e pasura historike të Skraparit të momenteve të Çlirimit.
Drejtoresha e Muzeut Historik të Skraparit znj.A.Basho
në referimet historike të 5 Shatorit 1942

Deri në mesditë festa vijoi ndërsa në grupe të ndryshme Çorovoda e Bar-eve gumëzhoi në bisedat rreth së djeshmes së lavdishme që na bën krenar.
Në kujtësë, pasditja e 5 Shtatorit 1942 grumbulloi me mijëra njerëz në sheshin ku edhe sot ndodhet sheshi qëndror i Çorovodës. Aty u mbajt mitingu i parë. Për sulmin e hartuar në 3 shtator 1942 në Leshnje u aktivizuan nën armë mbi 1000 forca partizane dhe vullnetare. Në 5 shtator 1942 Çorovoda u çlirua. Skrapari numëron 410 dëshmorë. ( Corovoda Online ka publikuar listat e plota të të rënëve fli për çlirimin e qytetit) Ndjekim më poshtë disa sekuenca video via mobile të shkeputura nga trasmetimi live në fb.) Kërkojmë ndjesë për imazhet në cilësi dhe audio.


Edhe Corovoda Online uron Gëzuar Ditën e Çlirimit... kudo që je, me zemrën në Skrapar!
Gëzuar 5 Shtatorin!
Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

PERSONALITETI 2018 PËR SKRAPARIN

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA