• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Koordinata X: Çfarë ndodhi pas 5 Shtatorit 1942 në Çorovodë?

Çlirimi i qytetit të Çorovodës, solli ashpërsinë e luftimeve armiqësore me synimin për t'a rimarrë atë. Lajmi ishte përhapur në trasmetuesit radiofonik botëror. Betejat vijuan por pa mundur dot të rimerrej Çorovoda. Kështu pas 5 shtatorit 1942 u numëruan së paku tre operacione të mëdha në zonën e Skraparit ku dëme të mëdha ndodhën në fshatra të afërt të Çorovodës por pa mundur të rimerrej qyteti.  Tre operacionet më të mëdha pas 5 shtatorit 1942 erdhën në 2 raste nga forcat naziste të gjermanëve ndërsa një i tretë u ndërmor nga forcat e Ballit kombëtar. Të gjitha këto operacione, përveç betjave të përgjakshme sollën edhe dëme të tjera në Skrapar. Pas Çlirimit të Çorovodës u sulmuan dhe dogjën së paku 56 fshatra. Brenda numrit të tyre ( si total i 56 fshatrave ) u dogjën 374 shtëpi dhe 233 objekte ekonomike, shkolla etj. Për evidentimin e këtyre dëmeve në analet e historikut lokal të Skraparit citohet se u ngrit një brigadë me specialiste evidentimi dhe ndërtimi.
11 Shtator 1942.
Në 11 shtator 1942, nisi hakmarrja e parë pas Çlirimit të Çorovodës nga pushtuesit fashistë që kërkonin rifitim terreni. Më shumë se 1 500 forca armike u nisën për ripushtimin e Çorovodës me drejtimin Berat – Skrapar dhe Gramsh – Skrapar. Qëllimi ishte rrethimi dhe asgjesimi i forcave partizane në gjithë Zonën e Skraparit. 3 ditë më vonë, në 14 shtator 1942 luftime të përgjakshme në rrugëtimin Gradec – Leshnje pati luftime të ashpra. Pas 24 orë luftimesh në Malin e Leshnjes në 15 shtator 1942 fuqitë fashiste tërhiqen. Çeta Partizane e mbështetur fuqimisht nga populli godet befasisht armikun në Gradec, Malin e Leshnjes, Kurorë, Konak, Dëvri, Gjerbës dhe Kulmak. Armiku pëson disfate totale. Viktima numërohen edhe në radhët e partizanëve. Përtej kësaj, përpjekjet për të pushtuar Skraparin nga fashistët vijuan edhe në kahe të tjera. Në dokumentat e kohës Corovoda Online citon në një shkresë e datës 20 shtator 1942 me numër protokolli 159/33 drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme ku thuhet:
Tash muarme fonogramin nga Zotni Radovicka si vijon me poshte (.) Pergjigjemi radiogrames dates djeshme (.) Operacjonet ne zonen e Skraparit vazhdojne (.) Spastrimet u ban nga Therepeli ne Corovode, te maja e Kurores, qafa Devrijes, Miloves, Zaloshnje, Gjerbes, e qafa e Prosekut, qafa Karakolli i vjeter, Mali Tomor, Ujanik, Gradec, Gjerbes ne te cilet zona informatoret na kishin sigurue qenien e rebelave (.) Fuqit tona tue kalue neper zonat e siperpermenduna u takuen me pjsa me te medha rebele ne Gradec, Qafa Devrijes, Mali i Mollasit dhe Qafa e Prosekut dhe naten e kalueme te Konaku kan qindrue ne nje distance shume te larget dhe mbasi u qelluan me mitroloza prej reparteve tona, tue perfitue nga distanca e larget erresina dhe nga malet nishen te cduken (.) Informata te mavonshme na siguruan se pjesa te vogla rebele kane marre drejtime per ne zonen e Korces (.) Nje pjese tjeter e madhe rebele jane drejtue per ne rajonin e Quksit dhe ne malet e Lines te zones Zh…nit (.) Reparte te dreguara prej nesh dhe te arritun ne destinacionet e siperme me njoftojne se s’kane takue as nje fuqi rebele (.) Vazhdojne kerkimet dhe spastrimet (.)

-Një Prodhim pjesë e një serie postimesh në kuadër të 74 vjetorit të Çlirimit të Skraparit - vijon
Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

PERSONALITETI 2018 PËR SKRAPARIN

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA