Koordinata X: Çorovodë - 45 vite nga Krijimi i Gjimnazit Ramiz Aranitasi VIDEO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Çorovodë - 45 vite nga Krijimi i Gjimnazit Ramiz Aranitasi VIDEO

Fatjon Kaloci
11.9.16
Enver Hoxha në Mitingun Inagurues 1971 - Çorovodë
Të shkollës së Mesme "Ramiz Aranitasi"
Të mërkurën e 1 Shtatorit 1971 Çorovoda do të kishte edhe një objekt unikal për ndërtimet e kohës në arsim kjo thënë edhe në Shqipëri. Për herë të parë do të vihej në punë gjimnazi i vetëm i Çorovodës. Por inagurimi i saj, u shty edhe disa ditë... Është ky ndalimi që bën Corovoda Online dhe Koordinata X në këtë postimin tonë të radhës që përkon me 45 Vjetorin e Inagurimit të Gjimnazit "Ramiz Aranitasi" duke qënë blogu i vetëm lokal që prej 2009 me postime në rrjet dedikuar Skraparit.
Në ceremoninë e inagurimit që u mbajt në 16 shtator 1971 mori pjesë edhe Enver Hoxha i cili preu shiritin e godinës së re. Hoxha qëndroi 1 natë në Çorovodë ndërsa po atë ditë ishin spostuar edhe festimet e 5 Shtatorit 1971 Ditës së Çlirimit të Çorovodës që përkonte me 30 Vjetorin e Çlirimit.
Më herët në 2013, Corovoda Online në rrjetin YouTube ka ngarkuar pamje filmike arkiv të vizitës së së kryer në Çorovodë ( një version me dy pjesë ku në fund të materialit do të ripostojmë videon e dytë ku nis me inagurimin e Shkollës së Mesme Ramiz Aranitasi).
Godina e re e shkollës së mesme përveç klasave dhe sallave kishte laburatorë të shumtë që për kohën konsideroheshin "modernë". Drejtori i Parë i kësaj shkolle ishte Qani Zaimi. Shpejt, nxënësit e "Ramiz Aranitasit"do të radhiteshin në vendet e para në olimpiada, konkurse dhe evente të tjera. Madje në mes të viteve 80'-të ky gjimnaz rankohej denjësisht në 10-tëshen më të mirë në vend. E për mëse 100 000 ndjekës mujor që blogu ynë Ky vit përkon me 45 vite nga dita e krijimit të tij, dhe për mijëra breza që kanë studiuar në të Corovoda Online jep urimin për një pjesë të jetës ngulitur atje.
Por pa harruar mësuesit ata që mbase tani janë një kujtim apo ata që ende jetojnë, me një krenari më shumë për gjithësecilin me më të paktën fjalë... Faleminderit!
VIDEO - PJESA II - Enver HOXHA inaguron Shkollën e mesme Ramiz Aranitasi

Corovoda Online