Koordinata X: FOTO 1942 Besimi Bektashi mbështeti Luftën e Partizanëve për Çlirimin e Çorovodës

Një foto arkiv e Corovoda Online e vitit 1942 tregon edhe disa elementë se Besimi Bektashi në Skrapar, përkrahu luftën për Çlirim të Skraparit.  Një fotografi e muajit mars 1942 tregon partizanë  pjesëtarë të Çetës Plakë të Skraparit në Kulmak, Skrapar ndërsa në sfond duket qartë Tyrbeja Bektashi e Kulmakut të atyre kohëve. Dëshmitë tregojnë se Teqetë e Bektashinjve u shndërruan në qëndra strehimi  dhe mbështetse të luftëtarëve për Çlirimin e Çorovodës dhe krejt Skraparit. Çeta Plakë e Skraparit është formacioni i parë luftarak në Shqipërinë e Jugut të vitit 1942.

Komandant i saj ishte Mestan Ujaniku ndërsa komisar Gjin Marku. Edhe Teqetë Bektashiane u bënë vatra të mësimit të gjuhës shqipe dhe të lëvizjes patriotike kombëtare për liri dhe pavarësi. Ndër to Teqeja e Frashërit, Teqeja e Backës, Teqeja e Prishtës, Teqeja e Therepelit, Teqeja e Kulmakut. Shumë baballarë e dervishë kanë qënë jo vetëm udhëheqës shpirtërorë por edhe drejtues politikë e shoqërorë me karakter kombëtar si për shembull Baba Alushi, Baba Fetahu, Baba Xhaferri, Baba Meleqi, Dervish Iljazi, Baba Ali Tomorri, Baba Tefiku, Dervish Muçua etj.
Corovoda Online

Share this:

 
Copyright © Corovoda OnLine. Designed by OddThemes