Poliçan: Humb jetën një 66 vjeçar pas një konflikti për motive të dobta. Ndalohet autori **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Poliçan: Humb jetën një 66 vjeçar pas një konflikti për motive të dobta. Ndalohet autori

Fatjon Kaloci
5.10.16
Policia ka shpërndarë zyrtarisht një informacion paraprak lidhur me një ngjarje të ndodhur mbremjen e djeshme 4 tetor 2016 në Poliçan. Sipas lajmit rreth orës 19:30, në lagjen "Kalluç" një shtetas me inicialet N.P, 32 vjeç, banues në fshatin Kalluç, Poliçan, dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin B.B, 66 vjeç, banues në fshatin Kalluç. Si pasojë shtetasi B.B ka humbur jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar shtetasit N.P. Dyshohet se shkaku i kësaj ngjarje ka ardhur si pasojë e një grindje për motive të dobëta. Vijon puna e policisë për sqarimin e mëtejshem të rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.- përfundon komunikimi zyrtar për informacionin paraprak të Komisariatit Skrapar mbi këtë ngjarje.
Corovoda Online