Skrapari merr Çmimin e Parë. Kënga Polifonike e Skraparit triumfon në Edicionin e 7të "Bylis Polifonia 2016" **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari merr Çmimin e Parë. Kënga Polifonike e Skraparit triumfon në Edicionin e 7të "Bylis Polifonia 2016"

Fatjon Kaloci
9.10.16
Skrapari merr Çmimin e parë në Edicionin e Shtatë "Bylis Polifonia 2016". Festivali i përvitshëm i vlerave shqiptare të polifonisë, u zhvillua në 2 ditët mes datave 7 dhe 8 tetor 2016. Hapësirat mbarë shqiptare u përfaqësuan nga 20 grupe pjesëmarrëse të cilat rrëmbyen emocionet e qindra të pranishmëve në Bylis, Balsh ku mbahet ky Festival që shënoi të shtatin format të tij. Aktiviteti u zhvillua në sallën e mbyllur të Pallatit të Kulturës në Ballsh.  Kostumografia, Interpretimi si dhe një organizim i përkryer i këtij edicioni ishin elementët që së bashku me këngën e çdo grupi pjesëmarrës nxorën fitues moral çdo trevë e cila u përfaqësua denjësisht. Eventi u mbyll në 8 tetor 2016 me shpalljen e grupeve fituese, ku Skrapari u vlerësua me çmimin e parë. Në fund të këtij edicioni u zhvillua edhe një simpozium shkencor "Polifonia Sot dhe Perspektiva e saj". Ndjekim disa imazhe nga ky aktivitet ndërsa Corovoda Online falenderon raportin nga M.M. VIDEO


Corovoda Online