Moti - Probleme në Furnizimin me energji elektrike në disa zona në Skrapar. **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Moti - Probleme në Furnizimin me energji elektrike në disa zona në Skrapar.

Fatjon Kaloci
9.11.16
Pamje Arkiv nga Çorovoda
Gjatë të martës 8 dhe të mërkurës 9 nëntor 2016 kushtet e motit kanë ndikuar edhe në rrjetin elektrik në zona të ndryshme në Skrapar. Thuajse e gjithë nata e djeshme deri në prag mëngjesin e rreth orës 09:00 dy lagje të Çorovodës kanë qënë pa energji ndërsa nga era e fortë dy shtylla u rrëzuan. Por disa zona të tjera kryesisht rurale kanë qënë ato që kanë ndjerë mungesën e energjisë më gjatë ku era e fortë dhe shirat e këtyre dy ditëve kanë përkeqësuar banorët e zonave. Në informacionin zyrtar të OSHEE për problemet për Skraparin u raportua:
Ora 08:00 - 9 nëntor 2016
Rajoni Berat: Potom, Çepan, Backë, Kreshovë, Lapan, Leshnje, Gjorgjove,Tomorricë/ Skrapar,Fshatrat: Krorëz,  Dobrushë
Ora 10:00 - 9 nëntor 2016
Berat: Potom, Çepan, Backë, Kreshovë, Lapan, Leshnjë, Gjorgjovë,Tomorricë, Fshatrat: Krorëz,  Dobrushë
Ora 12:00 - 9 nëntor 2016
Rajoni Berat: Potom, Çepan, Backë, Kreshovë, Lapan, Leshnje, Gjorgjovë, Tomorrice/Skrapar, Fshatrat: Krorëz.
Shënim: Ky postim mund të azhornohet në rast se do ketë raport tjetër. Burimi OSHEE
Corovoda Online