Kanionet e Skraparit - Blogu italian Moto e Viaggi në një përshkrim ndalet në përshtypjen e vizitorëve mbi Skraparin **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Kanionet e Skraparit - Blogu italian Moto e Viaggi në një përshkrim ndalet në përshtypjen e vizitorëve mbi Skraparin

Fatjon Kaloci
8.12.16
Një blog italian i kushtuar aventurierëve të shumtë me Motora që vizitojnë Skraparin dha më herët edhe një përshkrim të shkurtër mbi qëndrimin në Skrapar të disa turistëve italian që vizituan Skraparin pak kohë më parë. Shkrimi u postua në blogun Moto e Viaggi dhe jep disa detaje të udhëtimit turistik në Shqipëri. Corovoda Online ndalet në përshkrimin mbi Skraparin mbresëlënës për ta siç shkruhet në portalin italian:
Pasi kaluam Beratin të kënaqur nga bukuria e tij vazhduam të parashijonim vizitën e ditës tjetër. Jemi pak me vonese dhe kemi ende disa kilometra deri në gjysmë udhëtim me rrezikun se mos na zër nata. Pasi kaluam këtë qytet hymë në një territor malor dhe këtu Shqipëria na shfaq gjithë bukurinë e fuqishme dhe karizmatiike të saj. Një peisazh i shkëlqyer na shoqëron deri në Çorovodë. Ndërsa ngjitemi në rrugët malore përballemi me kthesa të forta dhe të ngushta ndërsa poshtë nesh rrjedh lumi Osum me pamje të frikshme por aspak të rrezikshme. Gjatë rrugës barinjtë që rikthehen nga dita e tyre e gjate të shoqëruar nga kafshët e tyre; që nga gomari që këtu në Shqipëri siguron ditën e jetesës në ndihmë të njerëzve, tek lopët e bukura dhe të avashta që duken si pronare të rrugës, sorkadhe, dele në një peisazh që duket fisnik dhe i pandryshuar në kohëra...
Në mbrëmje arrijmë në Çorovodë. Krahina e Skraparit është një rajon antik i Epirit që të rikujton një historik antik të bërë prej betejash luftarake të mëdha. Vendi ka shkallë të gurta që janë të shumta dhe që krijojnë një peisazh të ëmbël dhe romantik.
Prenotuam në Hotel Osum në qëndër të sheshit, i tjeshtë me një kuzhinë të shkëlqyer dhe me produkte të thjeshta të prodhuara vetë. Do të dallojmë gjalpin që veçon si për nga shija ashtu edhe për nga ngjyra. Darkuam së bashku me drejtues të lokalit dhe prefektin e vendit. Eshtë shumë e thjeshtë të bisedosh me ta kur të venë në dispozicionin tonë italishten e tyre. Këtu shumë flasin italisht, si në gjithë Shqipërinë dhe për nga kjo s'na vjen keq aspak.
Në mengjes pasi kaluam natën në një hotel të vogël por shumë të pastër do të linim Corovodën. Dhomat ishin shumë të pastërta mëngjesi i thjeshtë me bukë të freskët gjalpë dhe reçel të bërë vetë (uhmmmm). Shije e ndryshme nga ajo që jemi mësuar, shije të thjeshta por xhenuine.
Kanioni i Osumit është një nga monumentet më të rëndësishme natyrore të Shqipërisë. I ndodhur pranë Corovodës në qëndër të Shqipërisë i ofron turistëve me motorra një vështrim spektakolar që nga lart në rrugë plot kthesa të bukur, bie në anët shkëmbore që rrjedh përgjatë luginës së lumit Osum. Këtu në pranverë, me shkrirjen e borës, lumi fryhet aq shumë sa të apasionuarit e tafting mundin të navigojnë përgjatë gjithë kanionit me ujëvara dhe ngushtica që hasen përgjatë rrjedhës. Ne nga lart mbushim sytë e shpirtin me këtë pamje të këtij spektakli të natyrës ndërsa rrotat e motorit ecin e përkulen butësisht përgjatë kthesave.
Corovoda Online