Misioni " Corovoda Online" - Statistikat e vitit 2016 në brendësi - Ndjekësit dhe Demografia **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Misioni " Corovoda Online" - Statistikat e vitit 2016 në brendësi - Ndjekësit dhe Demografia

Fatjon Kaloci
29.12.16
WeB
FB
Për ata që kanë qëndruar me Corovoda Online, së fundmi publikojmë edhe statistikat e përvitshme të audiencës më modeste në botë, në një web që i kushtohet tërësisht Skraparit.
Në aplikacionet Google ( përfshirë edhe rrjetin Blogger nga ku mbështetet Corovoda Online web, YouTube, etj) që nga momenti i parë e deri tani Corovoda Online web numëron 3 470 231 viewers ( deri në 29 dhjetor 2016)
Gjatë 2016 afërsisht në postimet në web, vizitat për klikime nga Google kanë shkuar në 826 064 vizita për 2016.
Postimi më i klikuar për 2016 ka qënë një postim i muajit tetor 2016 me titull: "Skrapari merr cmimin e parë me këngën iso-polifonike" ku ka patur një denduri prej afro 28 000 klikime.
Devijimet në web kryesisht vijna nga versioni mobile i facebook i ndjekur nga rotori i kerkimeve ne google.
Në demografi, vizitat kryesore kane ardhur nga Shqipëria 502 711 klikime, Greqia 88 094, Italia 57 700, ShBA 43 000, Anglia me 19 000 ndërsa shteti ku janë rregjistruar më pak klikime është Franca me afro 3 000 klikime.
3 Shfletuesit apo browserat më të përdorur nga ku janë rregjistruar statistikat vijnë në këto shifra:
Përdorin Google Chrome për të hyrë në Corovoda Online - 511 000 ose 62% e audiencës sonë
Përdorin Firefox Mozilla për të hyrë në Corovoda Online - 94 700 ose 11% e audiencës sonë
Përdorin Safari për të hyrë në Corovoda Online - 56 800 ose 6% e audiencës
Browseri apo shfletuesi më pak i përdorur është GSA dhe Samsung Browser

Në Sistemet Operative 43% e audiencës sonë vjen nga sistemet Windows, 42 % nga sistemet Android, Iphone kap 10% të audiencës sonë. Sistemet e tjera Linux, Macintosh etj janë me afro 1%.

Në Facebook Faqja Kryesore sociale nga ku burojnë fillimisht postimet tona ka statistika të tjera.
Së pari kujtojmë se faqja jonë ka audiencë të filtruar - Moshat nën 18 vjeç ( të rregjistruara në Facebook) nuk mund ti ndjekin postimet tona në rast se kanë deklaruar në momentet e rregjistrimit moshën reale.
Fasha moshore më e madhe që ndjek Corovoda Online në facebook është mes 25 - 34 vjeç Kjo fashë moshore zë afërsisht 36% të audiencës sonë në facebook. Mosha e dytë në klasifikimin fashë moshore e ndjekësve shkon për 18 deri në 24 vjeç që zë afro 31% të audiencës
Ndjekësit për nga kriteri Gjini në Facebook janë në përqindjen 60% meshkuj dhe 40 femra.
Fansat më të paktë që kanë bërë LIKE në faqen tonë vijnë nga Emiratet e Bashkuara Arabe ku numërhet vetëm 1 ndjekës
Nga Fansat ( vetëm në Facebook) afro 3 100 ndjekës janë nga Shqipëria, 540 nga Greqia dhe 300 nga Italia prej tyre facebook kryesisht përdoret në gjuhën shqipe.
Brenda Shqipërisë, numri më i madh i Fansave rezulton me lokalizim nga Tirana afro 2 300 prej tyre.
Në Total Numri i Ndjeksve shkon afro 4 400 por kujtojmë se mëse 1 800 janë të ndëshkuar kjo për arsye të ndryshme, përdorim i pakriter i komenteve, gjuhës së folur ofensive apo diskrimnuese, përdorimit të hapësirave për të berë komente publicitare etj.
Në audiencën Facebook Imazhet Fotografike numërojnë klikimet dhe reagimet më të larta.
Që në fillim të 2016 Corovoda Online në Facebook dhe Web ka përkrahur iniciativën e komenteve të moderuara dhe gjithçka që raportohet nga moderatorët, apo përdoruesit si e papërshtatshme hiqet brenda 24 orëve nga publikimet.
Për 2016 Në Facebook kryesisht është synuar fushatë promovimi e bukurive të natyrës skraparase, ndërsa informacioni kryesisht është bazuar në website.
Për 2016 në komunikimet e ndryshme private në Inboks ( Raportime, Përshëndetje, Dërgime materialesh të ndryshme) janë rregjistruar afro 700 mesazh dergues në komunikime. Në Ti Raporton në Website kryesisht mesazhet kanë qënë për materiale për botime që dërgohen via email apo probleme që kanë ndjekës me faqen.

Modestisht, Faleminderit që një qyteti të vogël i japim jetë së bashku në botën web ku Skrapari ka zërin e tij.

Faleminderit !

Admin.









Corovoda Online