BREAKING NEWS

The life of a child soldier in Congo

Skrapar - Alpinistët "pushtojnë" Tomorrin - Aktivitet me AKZM për Ditën Ndërkombëtare të Maleve

Posted on Sunday, December 11, 2016 and filed under , , , , , . You can follow any responses to this entry through theRSS 2.0 . You can leave a response or trackback to this entry from your site

Kombet e Bashkuara në 2003 vendosën një ditë simbolike botërore për vëmendjen ndaj Maleve dhe zhvillimit natyror të tyre. E pikërisht 11 Dhjetori është shpallur Dita Ndërkombëtare e Malit. Që orët e para të mëngjesit të kësaj të diele me dhjetra e dhjetra alpinistë iu drejtuan Majës së Kulmakut në Malin Tomorr. Aktiviteti u mbajt nën organizimin e Shoqatës së Alpinistëve të Tomorrit, AST Elbasani, SHB Sharri dhe Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura Berat. Ngjitja në këmbë në lartësinë 2 379 metra mbi nivel deti mblodhi me dhjetra pjesëmarrës rajonal si dhe nga Elbasani, Prizreni, Gjakova etj. Corovoda Online jep disa imazhe via mobile nga ky aktivitet i mbajtur sot në Kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Malit. Në rrjetin tonë Facebook do të jemi me pamje mbresëlënëse nga natyra e sotme në Tomorr. Na ndiqni!


Corovoda Online

0 Responses for “ Skrapar - Alpinistët "pushtojnë" Tomorrin - Aktivitet me AKZM për Ditën Ndërkombëtare të Maleve”

Leave a Reply

Recently Commented

Recent Entries

Photo Gallery

Footer Social