Sport: Disiplina e FSHF - Skrapari fiton në "tavolinë" takimin me Përmetin pas incidenteve në fushë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Sport: Disiplina e FSHF - Skrapari fiton në "tavolinë" takimin me Përmetin pas incidenteve në fushë

Fatjon Kaloci
14.12.16
Takimi i dy javëve më parë Skrapari - Përmeti i cili u ndërpre në minutat e fundit të tij, pas disa incidenteve në fushë ku mbeti i dhunuar edhe arbitri kryesor i ndeshjes u gjykua nga Komisioni i Disiplinës në FSHF. Incdentet e ndodhura çuan në ndërprerjen e takimit dhe gjyqtarët pas disa akteve të dhunës nuk u rikthyen më në fushë. Mbi sa më sipër, në vendimarrjen e Komisionit të Disiplinës pranë FSHF u vendos:
Klubi i Futbollit Përmeti për shkak të dhunës së ushtruar ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes nga Lojtarë dhe Zyrtarë të KF Përmeti, me pasojë ndërprejen përfundimtare të ndeshjes dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 me KF Skrapari bazuar në Nenin 12/1 pika g) në nenin 65/4 si dhe Nenin 134 të Komisionit të Disiplinës Sportive
Corovoda Online