Studimi: Asbesti - Skrapari në Kategorinë e Dytë të qyteteve me eternitet e dëmshme të së kaluarës **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Studimi: Asbesti - Skrapari në Kategorinë e Dytë të qyteteve me eternitet e dëmshme të së kaluarës

Fatjon Kaloci
6.12.16
Një studim i bërë në Shqipëri me titull "Asbesti në Shqipëri - Problemet dhe Sfidat" ka marrë në analizim të dhëna të përdorimit të asbestit në Shqipëri nga viti 1930 e deri në 1990. Sasitë e mëdha të asbesitit quajtur ndryshe amiant janë përdorur gjerësisht në ndërtime e para 90'. Studimi liston të grupuara në kategori qytetet ku janë përdorur më shumë asbest. Skrapari renditet në Kategorinë e Dytë përsa i përket sasisë së madhe të asbestit të përdorur në ndërtime. Nga 5 000 deri 9 999 ton asbest besohet se janë përfshirë në objektet ndërtimore në qytete ku përfshihet edhe Skrapar. Alarmi ngrihet sidomos për ata banorë banesat e të cilëve kanë ende Eternite e shumëpërdorura në atë kohë ku rreziku që paraqet prania e tyre është shumë i lartë në impaktin shëndetësor. Balkanweb citon një kategorizim me 4 zona të qyteteve me rrisk të lartë nga përdorimi i asbestit.
Kategoria 1 përfshin qytete Elbasan, Qarku Vlorë dhe Rrethi Durrës ku ka një ngarkesë së lartë përdorimi të asbestit në mbi 10 000 tonë ( referuar diapazonit kohor 1930 - 1990 )
Kategoria 2 përfshin qytete Fier, Lushnje, Gramsh dhe Skrapar ku ka një përmbajtje nga 5 000 deri në 9 999 ton asbest ( referuar diapazonit kohor 1930 - 1990 )
Kategoria 3 Tirana, Librazhd, Mallakastër, Gjirokastër ku përmbajtja e asbestit shkon nga 1 000 deri në 4 999 ton ( referuar diapazonit kohor 1930 - 1990 )
Kategora 4 përfshin qytete ku prania e asbestit është më e ulët se 1 000 ton.
Eternitet kanë në përmbajtje amiant një ndër shkaktarët kryesorë kancerogjen.
Corovoda Online