Java - Moti "kapriçoz" më Skrapar për ditët në vijim - Diell, Shi dhe Borë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Java - Moti "kapriçoz" më Skrapar për ditët në vijim - Diell, Shi dhe Borë

Fatjon Kaloci
11.1.17
Mesa duket situata sinoptike do të vijoj të jetë një ndër kryefjalët e janarit në Skrapar. Kështu do të ndodh edhe për ditët në vijim në Skrapar. Duke ju referuar parashikimit global weather.com kapriçot e motit do të jenë për të tëra shijet dhe gustot e romantikëve mbi Skrapar edhe për 10 ditët në vijim. Edhe përse është një parashikim afatgjatë, shohim shkurtimisht sesi parashikohet moti në Skrapar nga kjo e enjte 12 Janar 2017 e deri të premten e 20 Janarit 2017.
E Enjte 12 Janar 2017 - Dielli rikthehet në Çorovodë por në temperatura të ulta nga 3 gradë në vlera pozitive kjo e enjte deri nëminus 10 temperatura që mund të ndihet në mëngjes. Vranësira të dobta.
E Premte 13 Janar 2017 - Çadrat gati pasi kjo e premte parasheh fillimin e rreshjeve të shiut. Temperaturat pësojnë një ngritje këtë ditë më e larta e ditës do jetë 4 gradë ( vlerë pozitive) më e ulta -1.  Rreshjet e shiut parashihen të lehta.
E Shtunë 14 Janar 2017 - Moti i paqëndrueshëm me gjasa rreshjesh shiu që nisin rreth orës 10:00 të paradites  e deri në rreth 15:00 shirat mund të pësojnë shpeshtësi në intesitet. Tempratura me e larte +5 më e ulëta -5.
E Dielë 15 Janar 2017 - Kthjellime, Vranësira, rreshje shiu të dobta gjatë ditës. Ndërsa mbrëmja e vonë parasheh rikthim të rreshjeve të borës por që janë në gjasa të pakta. Termometri pritet të shënoj +4 dhe -3.
E Hënë 16 Janar 2017 - Mbrëmja e së hënës rikthen rreshje bore në Skrapar.  Dita do të kete dominim rreshje shiu mes temperaturash 3 gradë më e larta dhe - 5 më e ulta. Shpejtësia e erës do të jetë 7 km/orë.
E Martë 17 Janar 2017 - Vranësira, rreshje shiu dhe alternime me rreshje të dobta bore 4 më e larta nga temperaturat e ditës dhe më e ilta -5.
E Mërkurë 18 Janar 2017 - Vranësira, Rreshje të njëhershme mes shiut dhe borës Temperatura +2/-2
E Enjte 19 Janar 2017 - Vranësira, Rreshje të njëhershme mes shiut dhe borës gjatë orëve të para të ditës. Në mesditë parashihen kthjellime Temperatura +6/-2
E Premte 20 Janar 2017 - Dita do të ketë diell dhe vranësira. Natën vonë rreshje bore të pakta Temperatura +9/-1


Corovoda Online