BREAKING NEWS

The life of a child soldier in Congo

Koordinata X: 14 Janar 1921 Prishtë, Skrapar - Mbahet Kongresi i Parë Bektashi në Shqipëri - VIDEO

Posted on Saturday, January 14, 2017 and filed under , , , , , . You can follow any responses to this entry through theRSS 2.0 . You can leave a response or trackback to this entry from your site

Në 14 janar 1921 në fshatin Prishtë, Skrapar filloi punimet Kongresi i Parë Bektashian Shqipëtar i cili u mbajt në Teqenë e Prishtës. Corovoda Online bën një ndalesë në këtë event të rëndësishëm që sot përkon me 96 vite promemorie. Më herët bektashinjtë i ishin drejtuar përmes një shkrese qeverisë së Sulejman Delvinës, ku e njoftonin ndër të tjera se: "baballarët bektashi do të mbajnë një mbledhje të përgjithshme në Teqe të Prishtës së Skraparit në janar 1921 për një reformë bektashiane morale në Shqypni, e sipas rregullave duam edhe një përfaqësues që të jetë në atë tarikat..."
Kongresi u mbajt mes datave 14 - 17 janar 1921 dhe në të morrën pjesë delegatë nga e gjithë Shqipëria. Qeveria u përfaqësua nga patrioti Feim Zavalani. Në punimet 3 ditore Kongresi miratoi statutin e quajtur ndryshe si " Lidhja Bektashiane" me 28 nene ku në nenin 8 shprehej Pavarësia e Bektashizmës Shqipëtare. Statuti bektashi pati rëndësinë jo vetëm për bektashizmën Shqipëtare por edhe për besimet e tjera për krijimet e statuteve të tyre. Corovoda Online risjell një material video dokumentar ku flitet për historikun e Kongresit të parë Bektashi që u mbajt në Prishtë, Skrapar

Corovoda Online

0 Responses for “ Koordinata X: 14 Janar 1921 Prishtë, Skrapar - Mbahet Kongresi i Parë Bektashi në Shqipëri - VIDEO”

Leave a Reply

Recently Commented

Recent Entries

Photo Gallery

Footer Social