Transmetimet Numerike - 340 familje në ndihmë ekonomike në Bashkinë Skrapar - Dekodera Falas **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Transmetimet Numerike - 340 familje në ndihmë ekonomike në Bashkinë Skrapar - Dekodera Falas

Fatjon Kaloci
1.1.17
Ndërsa viti 2017 do të jetë zhvillimor në Shqipëri edhe përsa i përket kalimit në trasmetime numerike tokësore, Nisma e Qeverisë Shqiptare dhe Ministrive të linjës për shpërndarjen falas të marrësve numerikë tokësorë për familjet në nevojë, në bashkëpunim me Shërbimin Social të bashkive respektive u implementua edhe në Bashkinë Skrapar. Në një takim të bërë në fund dhjetor 2016 afro 340 familje në skemën e ndihmës ekonomike i'u dhanë falas aparatët marrës përmes së cilëve mund të ndiqen trasmetime radio dhe televizive më të shumta në numër. Deri tani kalimi në trasmetime tokësore numerike ka nisur vetëm në pjesë të Shqipërisë qëndrore. Gjatë 2017 pritet të finalizohet ky proçes në gjithë Shqipërinë. Momentalisht, shërbimi përmes repetitorëve është shumë pak i ndjekur në Skrapar kushtëzuar kjo jo vetëm nga numri i pakët i emitentëve radio televiziv por edhe nga vështirësitë e terrenit kodrinoro-malor që paraqet zona për investime të tilla. Me të ndjekur deri tani sinjalet televizive më së shumti vijnë nga operator kabllor, IPTV apo pajisje satelitore të platformave numerike shqiptare
Corovoda Online / Imazhet Kortezi Rrjet Social Facebook