Gazetari i Skraparit Mbush 70 Vjet - Sefedin Çela Një Krenari më shumë për Skraparin **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Gazetari i Skraparit Mbush 70 Vjet - Sefedin Çela Një Krenari më shumë për Skraparin

Fatjon Kaloci
18.2.17
Ndërsa vitet bëhen kujtime, skraparasit nuk kanë sesi të mos kujtojnë emrat që rritën dhe bën një qytet; e vite më pas ndërsa të rinjtë pyesin, më të mëdhenjtë rrjedhshëm tregojnë për një krenari më shumë për Skraparin.  Sot, 18 shkurt Gazetari i njohur Sefedin Çela feston 70 Vite. I lindur në 1947 ai kreu mësimet e para në Skraparin e vendlindjes. U diplomua në Fakultetin Histori - Filozofi, në degën e pasionit të tij djaloshar e që do të mbetej për gjithë vitet Gazetaria dhe Letërsia. Shkrimet e para të ishin në gazetat  e rëndësishme të kohës, fillimisht tek "Zëri i Rinisë"e më pas tek gazeta "Jehona e Skraparit" apo "Bashkimi".  Gjatë viteve 1999 - 2004 ai ishte Drejtor i Përgjithshëm i  Radio Televizionit Shqipëtar dhe më pas në Këshillin Kombëtar të Radios dhe Televizionit (asokohe quajtur nën shkurtesat K.K.R.T.)
Sot, 18 shkurt 2017 ai djaloshi energjik i Skraparit vijon të mbetet më i ri, ndërsa kontributi i tij shënon bashkë me të 70 vite. Mirënjohja dhe urimi i Corovoda Online shkon për të. 
Corovoda Online